Flash

Ruud Gullit çmend tifozët kuqezinj: "Po, ky Milan është për titull"

Lapsi.al 4 October 2024
Ruud Gullit çmend tifozët kuqezinj: "Po, ky Milan

I angazhuar në turneun e golfit Alfred Dunhill Links Championship në St Andrews, në Skoci, Ruud Gullit nuk nguron kur thirret për t’u përgjigjur pyetjeve rreth Milanit të tij. Për “Gazzetta dello Sport”, ai dhuron një lajm që do t’i bëjë shumë kënaqësi tifozëve kuqezinj: “Milan për titullin kampion? Flas si tifoz dhe them po. Megjithatë, nuk është e drejtë të ushtrohet presion mbi një grup që gjatë dy verave të fundit ka ndryshuar gati dy të tretat e skuadrës, përveç trajnerit që ka një mënyrë të ndryshme loje nga paraardhësi i tij”.

“Ngjyrat kuqezi më kanë mbetur në zemër - shtoi ish-sulmuesi holandez - Fitorja ndaj Interit ishte e merituar sepse në pjesën e dytë Milani tregoi karakter dhe imponoi lojën e tij. Fonseca? Ai luan një futboll ambicioz: disa rezultate arrihen më lehtë përmes lojës dhe ai po bazohet në këtë. Duhet pak kohë për t’i transmetuar idetë e tij ekipit, por rruga më duket e duhura, siç dëshmojnë tre fitoret radhazi në kampionat”.

HOLANDEZËT

Gullit foli më pas për bashkatdhetarët e tij: “Reijnders e kisha parë disa vite më parë në skuadrën e dytë të AZ Alkmaar-it dhe, edhe pse dallohej cilësia e tij, nuk isha i sigurt se do të bëhej lojtari që është tani. Sezonin e kaluar në radhët e Milanit ai pati një rritje të jashtëzakonshme, në aspektin e personalitetit dhe të rendimentit, dhe më pas zhvilloi një Europian të shkëlqyer me Holandën. Ai është një element kyç për Milanin dhe për Kombëtaren. Zirkzee do të kishte bërë më mirë të thoshte po për Milanin në vend që të transferohej në Angli, te Manchester United. Ai e njihte Serie A-n dhe për zhvillimin e tij do t’i kishin shërbyer shumë edhe dy sezone në këtë kampionat, por në një klub të madh si Milani. Tani ai është në një shoqëri që ka shumë probleme dhe nuk lehtëson zhvillimin e tij”.

Lexo më tejHakmarrja e Kalulu e shigjetimi për Milan: "Më harruat? I bindur në kualitetin tim"

Rreth situatës së futbollit italian, ai shtoi: “Serie A është një kampionat interesant që po rikuperon tërheqjen e tij. Në vitet e fundit ka kaluar një periudhë të vështirë dhe kampionët, që në kohën time donin të vinin të gjithë në Itali, filluan të preferonin Anglinë dhe Spanjën. Tani kjo tendencë po ndryshon: kampionati juaj po i tërheq sërish lojtarët më të mirë”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI