Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Penallti vetëm në balet, jo në futboll”, Shkëmbi shpërthen ndaj VAR: flasin trajnerët protagonistë

Lapsi.al 6 October 2024
“Penallti vetëm në balet, jo në futboll”,

Humbja e parë në kampionat nuk është përjetuar mirë nga Bledi Shkëmbi, që ka parë Tiranën e tij të dorëzohet 3-1 në Durrës përballë Teutës. Dy penallti në fakt kanë vendosur fatin e ndeshjes në Niko Dovana dhe tekniku korçar nuk është përmbajtur pas ndeshjes: Mendoj se nuk është penallti? Nuk mendoj, se jam i sigurt, se kemi edhe ne televizorë siç ka VAR-i - insistoi Shkëmbi -. Është vendim i tyre, ata janë shefat për këtë punë. Nuk thashë gjë të keqe për VAR-in e arbitrin. Por siç dola unë jashtë, pashë në TV, pashë që lojtari mbrojtës që largon topin dhe e prek. Nuk është penallti në lojën e futbollit, pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.

Martini, tekniku i Teutës, në anën tjetër i gëzohet rezultatit por jo performancës: “Rezultati më i mirë, nuk është ndeshja më e mirë e Teutës. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur, goli na shpërqendroi pak. Në pjesën e dytë lëvizëm diçka. Futëm Torraj për të qenë më të rrezikshëm në topat që do ktheheshim. Jam i kënaqur me djemtë dhe fitoren, sot ishim pragmatistë, pavarësisht se te goli i pësuar duhet të ishim më të kujdesshëm”.

BRDARIC E BORDIN KUNDËRSHTARË NË “GJYKIM”

“Për opinionin tim ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë”. Tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pas 0-0 me Elbasanin mendon se skuadra e tij ishte ajo më e mira në fushë. Gjermani, sidoqoftë nuk është i shqetësuar nga humbja e kreut dhe është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion: “Ne kemi zëvendësime, djem të rinj që duhet të presin për momentin të luajnë. Duam të jemi sa më të mirë në çdo merkato. Nuk e kam mendjen çfarë do ndodhë në merkato, jam i lumtur me çfarë kam. Mendoj si të fitoj ndeshjet në javët në vijim”.

Lexo më tejVideo/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani

Tekniku i Elbasanit Bordin ka tjetër mendim dhe beson se verdheblutë nuk morën asgjë të pamerituar: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes – tha italiani që shtoi -. Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI