Flash

Video/ Dygolësh i Marmoush, Eintracht ndalon Bayern në shtesë: bavarezët kapen nga Leipzig

Lapsi.al 6 October 2024
Video/ Dygolësh i Marmoush, Eintracht ndalon Bayern në shtesë:

Java e 6-të e Bundesligës nuk përbën pikën e kthesës për Bayern Munich, që sheh fitoren që do t'i jepte Kompany kryesimin vetmitar dhe +5 ndaj Leverkusen të shuhet. Bavarezët u arritën dy herë nga Eintracht Frankfurt, të udhëhequr nga Marmoush (një dygolësh) dhe nga pritjet e Kauã Santos, dhe barazuan 3-3 në ndeshjen e madhe. Krijohet kështu një dyshe kryesuese: Bayern në vendin e parë bashkë me Leipzig, fitues ndaj Heidenheim (1-0), në kuotën e 14 pikëve.

EINTRACHT FRANKFURT-BAYERN MUNICH 3-3

Një ndeshje e çmendur i fshin pokerin fitues në transfertë teknikut Kompany, mission i arritur vetëm nga Hitzfeld në krye të Bayern: Eintracht u rikthye dhe barazoi në minutën e 93’, për të fiksuar shifrat 3-3 në Ëaldstadion. Një pjesë e parë fantastike për nga intensiteti dhe emocioni, në një ndeshje të nivelit të lartë për kreun e Bundesligës. Eintracht e pa veten në disavantazh në minutën e 15’ falë golit të Kim Min-jae. Eintracht u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar në minutën e 23’ me galopimin e Marmoush pas një asisti nga Knauff dhe prekjen fituese që mposhti Neuer.

Lexo më tejVideo/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise

Bayern e ndjeu goditjen dhe vendasit përfituan të përmbysin rezultatin. Marmoush asistoi për Ekitiké, që I çoi shifrat 2-1 në minutën e 35’. Bayern reagoi shpejt dhe i mjaftuan tre minuta për të barazuar me Upamecano. Përmbysja këtë herë është e Bayern me Olise që shënoi në minutën e 53’ me një goditje të fuqishme dhe precize. Eintracht gjeti forca dhe në minutën e tretë shtesë barazoi 3-3 me Marmoush, që nuk i la asnjë shans Neuer. Ngjiten në 14 pikë bavarezët, që dështuan të shkëputen në renditje dhe kryesojnë së bashku me Leipzig, me një diferencë të ngushtë ndaj Eintracht (13) dhe Freiburg (12).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI