Flash

Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë: plasin polemikat pas 11 metërshit të humbur

Lapsi.al 7 October 2024
Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë:
Në minutën e 56' të sfidës Fiorentina-Milan, me rezultatin 1-1, u akordua penallti për kuqezinjtë që mund të kalonin në epërsi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndryshuar ndeshjen. Goditësi i penalltisë duhej të ishte Pulisic, i cili në fakt iu afrua pikës së bardhë por, me ndalimin e lojës, Tomori shkon dhe e merr topin që më pas ia dorëzon bashkatdhetarit të tij Abraham. Pulisic shkon te shoku i skuadrës për të marrë topin por ish-lojtari i Romës e ndalon me një gjest të krahut si për të thënë: “Do ta gjuaj unë”. E Abraham në fakt godet, me de Gea që bllokoi tentativën e anglezit. Pas ndeshjes Fonseca tha se ishte shumë i zemëruar ("Goditësi i penalltisë është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Unë jam i tërbuar. Fola me të dhe thashë që nuk duhet të ndodhë më") për gjestin e lojtarëve të tij. Nga veprimi i dy anglezëve janë irrituar edhe tifozët kuqezi të cilët fajësojnë dyshen Tomori-Abraham në rrjetet sociale. Lexo më tejFonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: "Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë" Pati kështu fjalë zemërimi nga tifozët, por edhe nga trajneri Paulo Fonseca dhe me të drejtë. Portugezi e bëri të qartë se Christian Pulisic duhej të ishte ai që ekzekutonte penalltinë. Ajo që ndodhi mbrëmë ishte kaotike dhe Milan shpenzoi dy penallti të gabuara nga Theo Hernandez dhe më pas nga Tammy Abraham. Një video u shfaq në rrjetet sociale pas ndeshjes; dhe tregoi se Fikayo Tomori vrapoi për të marrë topin dhe më pas ia dorëzoi bashkëlojtarit tjetër, Tammy Abraham. Mund të shihet Christian Pulisic duke iu afruar sulmuesit anglez. 27-vjeçari, megjithatë, e largoi me dorë amerikanin e më pas e humbi mundësinë e madhe.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI