Flash

Mungesa e Gjimshitit, konkurrenca dhe fanella e titullarit, Ajeti: “Vendos Sylvinho”

Lapsi.al 7 October 2024
Mungesa e Gjimshitit, konkurrenca dhe fanella e titullarit, Ajeti: “Vendos
Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti. “Do të jetë mungesë e madhe për ne si lojtar dhe person, se ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe të rinjtë. Përsa i përket formacionit e di trajneri dhe të gjithë do të jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetem të fitojë Kombëtarja”. Ajeti sidoqoftë nuk i trembet konkurrencës duke nënvizuar se për formacionin vendos vetëm trajneri Sylvinho: “Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mirë mes njëri-tjetrit. Jam shumë i lumtur që të gjithë e kanë filluar sezonin mirë. Sa më mirë të paraqitemi me klubet tona do të jetë një konkurrencë e fortë në Kombëtare. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët dhe që kanë performanca pozitive, por këtë e vendos trajneri”. Lexo më tej“Fola me mamin sa mora ftesën. Dua të shkoj në Botëror”: Pajaziti, njeriu që prezantohet si Demollari i ri Ndeshja me Çekinë mund të jetë vendimtare, edhe pse Ajeti mundohet ti përgjithsësojë gjërat: “Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, edhe me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Të shohim ndeshjen e parë, të mundohemi të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të vazhdojmë me Gjeorgjinë”. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI