Flash

Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e Gjeorgjinë: tre lojtarë më pak për teknikun Sylvinho

Lapsi.al 7 October 2024
Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Sidoqoftë, tekniku Sylvinho ka patur vetëm 20 lojtarë në dispozicion dhe grupi do të kompletohet nesër. Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi. Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Lexo më tejSylvinho blindon strategjitë, asnjë stërvitje e hapur: evitohet seanca zyrtare në Pragë ka një plus në Gjeorgji Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me ata lojtarë, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët, pasi përfunduan impenjimet me klubet e tyre. Nga ana tjetër, lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore. Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin. Në fund, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI