Flash

Cesari bën moviolën e Juve-Cagliari: Conceiçao nuk ishte për të kuq, mungon një penallti për bardhezinjtë

Lapsi.al 8 October 2024
Cesari bën moviolën e Juve-Cagliari: Conceiçao nuk ishte
Juventus-Cagliari u mbyll në barazim 1-1, një befasi për bardhezinjtë që dominuan ndeshjen, pa arritur ta mbyllnin. E megjithatë, moviola e bërë në Presing pikërisht mbi ndeshjen Juventus-Cagliari ngel në klasë arbitrin Marinelli, i "shpëtuar" dy herë nga VAR për penalltitë e akorduara për dy skuadrat. Përtej këtyre episodeve, specialisti i gjykimit Graziano Cesari tregon se arbitri ka mëkate të tjera: "Conceiçao nuk ishte për karton të kuq dhe bardhezinjve u mungon një penallti". Penalltitë e akorduara për Juventus dhe Cagliari janë të parat që analizohen. Ajo për bardhezinjtë është rezultat i një prekje me dorë të Luperto, që mbulonte Gattin në zonë. Cesari vëren edhe një detaj: “Topi godet dorën e djathtë të Lupertos, sepse dora tjetër, e majta, e devijon topin: pra është një... penallti e dyfishtë!”. I saktë ishte edhe faulli i fishkëllyer ndaj Douglas Luiz, duke qenë se Piccoli parapriu brazilianin. Problemi është se, në këtë aksion të dytë, Marinelli ka një pamje të qartë dhe megjithatë, në komunikimet me VAR thotë "Douglas Luiz e pashë të ndalur". Sipas Cesari, arbitri duhet të kishte fishkëllyer menjëherë, pa pasur nevojë të shkonte dhe të rishikoni rastin në monitor. Lexo më tejVideo/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari Së fundi, ndoshta rasti më i kontestuar në Stadium: përjashtimi i Conceiçao, me një karton të dytë të verdhë që mbërriti për simulim. Sipas moviolistit Cesari duhet vlerësuar fiziku i ndryshëm i dy lojtarëve, me një avantazh në favor të Obert, i cili gjithashtu i vendosi dorën në shpatull portugezit: “Nuk ishte penallti, por lojtari i Juventus nuk pretendoi, kartoni i verdhë është i ekzagjeruar. Në vend të kësaj, kartoni i parë i verdhë ishte i saktë, ndërhyrje e çekuilibruar e Conceiçao ndaj Gaetanon".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI