Flash

“Periudha më e keqe për mua”. Kumbulla lë pas eksperiencat e pafat dhe shënjestron Çekinë: "Pres golin”

Lapsi.al 9 October 2024
“Periudha më e keqe për mua”. Kumbulla lë pas

Marash Kumbulla e ka të qartë se dy kundërshtarët e radhës janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar. Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare. “Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mire”.

Me Romën e më pas te Sassuolo gjërat po shkonin keq, por tani Kumbulla duket i rikthyer, edhe mentalisht: “Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment”.

Lexo më tej“Ëndërr të luaj me Benzema e Kante”: Mitaj i bindur se kombëtarja është më lart se Çekia

Qendërmbrojtësi, në këtë pikë nuk tërhiqet prapa kur bën llogaritë me transfertën e vështirë të dyfishtë: “Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë - tha Kumbulla, duke shtuar -. Po e pres edhe unë golin, pasi janë shumë ndeshje pa shënuar në Kombëtare. Kam shumë dëshirë që të shënojë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI