Flash

“Ëndërr të luaj me Benzema e Kante”: Mitaj i bindur se kombëtarja është më lart se Çekia

Lapsi.al 9 October 2024
“Ëndërr të luaj me Benzema e Kante”: Mitaj i bindur

“Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt”: Mario Mitaj, i freskët nga kalimi në kampionatin arab, nuk e ka humbur besimin te grupi i kombëtares dhe kundër Çekisë e sheh situatën pozitive. “Në mbrojtje besoj se jemi më të fortë. Qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut pothuajse luajnë me klubet e tyre dhe kanë minuta në këmbë”, tha Mitaj në konferencën e shtypit.

Pas një humbje, si ajo me Gjeorgjinë, atmosfera është zakonisht më e tensionuar, sidomos për një skuadër që kërkon të bëjë rezultat dhe që është e thirrur në çështje tani të fitojë në Pragë. “Gjithmonë kur futemi në fushë, dëshira jonë është që të fitojmë. E nisëm mirë, me fitore ndaj Ukrainës, dhe pastaj humbëm. Nuk duhet që kjo humbje të ndikojë në psikologjinë tonë, por duhet të na ndihmojë që të rikthehemi te fitorja”.

Lexo më tej: Tuci prezantohet në stërvitje: Sylvinho qetësohet, Asllani lë pas problemet muskulore

Në fund, Mitaj u ndal edhe në pritjen që i kanë bërë në Arabinë Saudite: “Jam çuditur me mënyrën si më kanë pritur. Sidomos lojtarët, më janë gjendur afër. Por edhe pjesëtarët e klubit janë shumë profesionistë. Jam ambientuar – tha mbrojtësi i majtë, duke shtuar -. Besoj se çdo lojtar ka dëshirë që të luajë me Benzema, Kante, futbollistë që kanë bërë karrierë të madhe në Europë. Besoj se do më ndihmojnë për të ardhmen për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për t’u zhvilluar edhe si person”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI