Flash

Itali/ I gjendet 36 kg kôkainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar

Lapsi.al 8 October 2024
Itali/ I gjendet 36 kg kôkainë në shtëpi, arrestohet i riu

Një 26 -vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi u kap me 36 kilogramë kokainë në shtëpi. Ai u vu re nga oficerët e policisë në rrugë në gjendje jo të mirë pasi dyshohet se kishte konsumuar substancë narkotike. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Në fillim policia gjeti një çantë me rreth 70 mijë euro, ndërsa më pas gjetën edhe 36 kilogramë kokainë të fshehura në banesë.

Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë duke qenë se i dyshuari ishte ende në zemërim e rezultonte i pakontrollueshëm. Më pas ai u desh të transportohej në spital me ambulancë.

Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, që me shumë gjasa besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike. Këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua  nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e martë

Këtë të martë, më 08 tetor 2024, në tregun e këmbimit valutor euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet 99.2 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dh...

09:10

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar dolomit - material ndërtimor - prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendban...

08:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI