Flash

Arrestohet hajduti i makinave në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Lapsi.al 8 October 2024
Arrestohet hajduti i makinave në Elbasan, në kërkim

Policia e Elbasanit ka zbardhur 2 raste të vjedhjes së automjeteve, ku një person mje inicialet F. B., 26-vjeç është vënë në pranga dhe një tjetër L. P., 35- vjeç është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Retro”, zbardhen 2 raste të vjedhjes së automjeteve. Vihet në pranga njëri nga autorët, vijon puna për kapjen e tjetrit.

Të 2 autorët, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje/prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjendet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri nga automjetet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Retro".

Si rezultat, u arrestua njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi F. B., 26 - vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit tjetër, shtetasit L. P., 35 -vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen "Shënkoll", një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. D., 65- vjeç.

Gjithashtu, shtetasit F. B. dhe L. P. dyshohen autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 24.09.2024, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", të një automjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit I. M., 78- vjeç.

Automjeti tip "Benz" i vjedhur, u gjet në lagjen "Shënkoll" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e martë

Këtë të martë, më 08 tetor 2024, në tregun e këmbimit valutor euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet 99.2 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dh...

09:10

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar dolomit - material ndërtimor - prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendban...

08:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI