Flash

Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin

Lapsi.al 26 September 2024
Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax

Europa League ka dhuruar spektaklin e saj mbrëmjen e sotme, ku interesant ka qenë frenimi i atyre skuadrave që konsiderohen si pretendente të turneut.

Kështu, Roma e ka nisur rrugëtimin e saj në Europa League me një barazim, në ndeshjen e parë të formatit të ri në grup. Skuadra e Juric nuk kaloi përtej barazimit 1-1 me Athletic Bilbao duke marrë vetëm një pikë. Në Olimpico në pjesën e parë, verdhekuqtë u munduan pak për të gjetur mekanizmat e duhur në fillim, më pas shtuan ritmin dhe e thyen ngërçin me një goditje me kokë të Dovbyk në minutën e 32'-të i ndihmuar nga Angelino. Në pjesën e dytë baskët rritën presionin edhe falë zëvendësimeve dhe barazuan rezultatin. Në minutën e 85-' të falë një goditjeje me kokë të Paredes shtangu Romën.

Në takimin tjetër Eintraht Frankfurt është ndalur në shtëpi përballë Viktoria Plzen. Edhe pse u duk se po e fitonte me shifrat 3-1 deri pak minuta para fundit, çekët arritën të shënonin dy gola, duke e mbyllur takimin në barazim 3-3.

Është shkërmoqur ndërkohë Beshiktashit përballë Ajax, 4-0 janë mundur turqit në Amsterdam.

Në ndeshjet e tjera:

SC BRAGA – MACCABI TEL AVIV 2-1

FCSB – RFS 4-1

LYON – OLYMPIACOS 2-0

TOTENHAM HOTSPUR– QARABAK 3-0

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI