Flash

Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: "E papranueshme të presësh 70' për një intervistë"

Lapsi.al 26 September 2024
Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: "E

Sonte në orën 18:45 në stadiumin Sukru Saracoglu do të zhvillohet ndeshja mes Fenerbahce dhe Union Saint-Gilloise për raundin e parë të Europa League. Duke folur në konferencën për shtyp, José Mourinho e la veten të shfrynte inatin me një shpërthim shumë të ashpër në lidhje me pritjen e gjatë për konferencën e pas ndeshjes kundër Galatasaray, e humbur 1-3. Një episod që tërboi portugezin, i cili vendosi të braktiste takimin me shtypin.

MOURINHO: "PRITA MË SHUMË SE NJË ORË"

"Kam 24 vjet që jam trajner dhe gjatë karrierës sime nuk i jam shmangur asnjëherë një konference për shtyp - komentoi portugezi -. Nuk kam pasur frikë nga pyetjet e gazetarëve. Megjithatë, duhet të ketë kufij. Në fund të ndeshjes prita më shumë se një orë, sepse konferenca e kolegut tim ishte ende në zhvillim e sipër. Nuk është e mundur të presësh një kohë të pacaktuar për të folur me median".

Lexo më tej: Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”

"SJELLJE MOSRESPEKTUESE"

“Vendimi im për të mos marrë pjesë në konferencë nuk ishte i lidhur me rezultatin – vazhdoi Murinho –. Por vetëm me këtë aspekt. E njëjta gjë do të ndodhë në ndeshjen e radhës, intervistën flash do ta bëj menjëherë pas ndeshjes, sepse kështu funksionon. Pastaj është normale të presësh 15 ose 20 minuta, por jo 70, është mungesë respekti”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI