Flash

Zgjedhjet e ardhshme/ Basti i Ramës: "Do e lë PD me aq mandate sa në '97"

Lapsi.al 8 September 2024
Zgjedhjet e ardhshme/ Basti i Ramës: "Do e lë PD me aq mandate sa

Në fjalën e tij të gjatë në Asamblenë e PS ku u mundua të argumentojë se Shqipëria nuk është një diktaturë ku parti në pushtet blen votat, Edi Rama bëri edhe një parashikim për 2025. "Unë nuk shoh filxhan dhe nuk hedh fall, por ne kemi institute moderne të matjes së opinionit. Dhe mbaheni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rrezultatin e vitit 1997" deklaroi kryeministri duke e justifikuar këtë parashikim me faktin se sipas tij "opozita është e vetmja gjë që ka mbetur prapa këtë dekadë". Po të shohësh shifrat e vitit të mbrapshtë '97 ku u zhvilluan zgjedhje nën zgjedhën e bandave të armatosura dhe me depot e municioneve të shpërthyera Partia Demokratike deri atëhere në pushtet mori gjithsej 25 deputetë (17 mazhoritar dhe 8 proporcional me ligjin e atëhershëm). Ky rezulat që i dha PS më shumë se 115 deputetë krijoi mundesine e ndryshimeve të thella kushtetuese dhe të krejt arkitekturës së shtetit. 

Kryeministri u mundua të bëjë alibinë se PS fiton me meritë sepse është e vetmja forcë që rinovon vetveten ndërsa kundërshtarët dunav vetëm të shajnë e të shfryjnë. Ai i irioizoi ata që vënë pikpyetje për zgjedhjet.

“Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi.

Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane.

Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin.

Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh". tha ai.

Kur foli për humbjen e PD-së Rama u justifikua me koncepte të tilla se "ata zgjohen me vone se sa ne, ata dine me pak sesa ne". "Ne na udheheq ambicja per Shqiperine, ata urrjetja ndaj nesh" këmbënguli ai duke e krahasuar diktaturën e PS me diktaturën e partizantit të Gac cacit dhe Gim Fagut në vitet 80 në basketboll.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Edon Zhegrova, kosovari që po çmend Francën

Fatkeqësisht goditja e mrekullueshme që përfundoi në rrjetë nuk i dha dot Lille, qoftë edhe një pikë të vetme, kundër mostrave të shenjta të Paris Saint Germain...

12:52

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI