Flash

Panorama skizofrenike e bëmave të SpiroPalit

Lapsi.al 30 August 2024
Panorama skizofrenike e bëmave të SpiroPalit

Gazeta Panorama dhe mediat e tjera të grupit Focus janë shndërruar në një ditar besnik të delireve të kryeparlamenares Elisa duke i kushtuar çdo ditë aq artikuj qesharakë sa dhe Zëri i Popullit i dikurshëm nuk i ka shkruar së bashku dy byroistëve Spiro & Pali. Në titujt e mediave të Irfan Hysenbelliut, që vijon të vetëetiketohet si i persekutuar i kësaj qeverisjeje, gjen të dokumentuar çdo hap që ka hedhur, çdo dorë që ka shtrënguar dhe çdo njeri të parëndësishëm që ka pritur Mamica e Skënderbeut modern.

Këtë të premte ishte përshkruar gjatë një miting rutinë i Spiropalit në Horën e Arbëreshëve në Itali ku nuk kishte asnjë lajm të ri dhe nga e cila kanë kaluar pa përjashtin të gjithë politikanët shqiptarë. Artikulli për këtë eveniment ishte pafundësisht i gjatë madje i shoqëruar edhe nga fjala e kreytares, e botuar e plotë. Por në fakt çdo ditë ndodh kështu. Që prej një muaji, kur Spiropali u zgjodh me 75 vota në krye të kuvendit, pavarësisht se çfarë bën apo thotë, ajo nuk mungon asnjë ditë në Panorama dhe Balkanweb. Të enjten qe botuar i plotë një status për Abdyl Frashërin. Pak ditë më parë një i tillë me fjalë standarte për Nënë Terezën. Më tej akoma një status për festën e Abaz Aliut, ku brenda tekstit të botuar të plotë gjendeshin edhe banalitete të tilla: "Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar".

LEXO ME TEJ:

Profil/ Elisa, vajza që di të përkëdhelë ëndrrën e shefit të vet

Por e gjitha nuk mbaron këtu. A thyen Eva Buzo rekordin e kalimit me not të Adriatikut? Mediat e Irfanit nuk e kalojnë dot këtë ngjarje pa raportuar se ç'mendon Elisa. A pret kryeparlamentarja në zyrën e saj, Mary Camajn, të renë shqiptaro-amerikane, që veshi xhubletën, në “Columbia University”? Kjo gjë trajtohet me rëndësinë e një scoop-i botëror. A bën status Rama për peshngritësit që morën medalje olimpike? Si një titull i veçantë nuk mund të mos raportohet edhe statusi i ish të preferuarës së tij.

Video/ Si u tall Skënderbeu me Mamicën në Shkodër

Pra Panorama dhe Balkanweb kanë shndërruar në politikë botuese këmbëngulëse raportimin për publikun e gjërë të banaliteteve të tilla, që janë aq meskine sa edhe një grua do përtonte t'ia tregonte bashkëshortit, kur kthehet në mbrëmje nga puna në shtëpi. Asnjë lëvizje, ide politike apo propozim në favor të qytetarëve, pa folur për kritikë apo kontroll që është edhe roli real i pushtetit të katërt, por thjeshte kronika qokatare. 

Për shembull, kanë ardhur disa ambasadorë shqiptarë me pushime në gusht dhe pinë kafe me Elisën, ky fakt nuk mund të humbet pa u shkruar. Bën një takim në selinë e kuvendit ambasadori turk, këto media e japin të plotë komunikatën e nxjerrë nga zyra e Elisës.

FOTOLAJM/ Mos e humbni vështrimin e Elisa Spiropalit kur flet Rama në Asamble

Po të kontrollosh në google me hashtagun "kryeparlamentrja Spiropali", nuk ka ditë që nuk gjen një titull për të tek mediat e Focus grup.

Natyrisht në këtë vend ndodhin gjëra shumë më të rënda sesa kjo marëdhënie prej delirantësh që kërkojnë kurim. Por, ky fenomen ka rëndësi për disa arsye. E para, sepse deri këtu ka degraduar angazhimi i atyre që konsiderohen media opozitare dhe të persekutuara nga regjimi.

Dy video/ Gara qesharake me turistë mes Elisës dhe Ulsiut

E dyta, për humbjen e sensit të realitetit të atyre që janë në pushtet, të cilët me sa duket janë kaq të dehur, sa që kujtojnë se publiku duhet njohur me çdo duhmë gazrash që lëshojnë nga gropat e tyre. Prandaj përgatisin komunikata që botues si ata të Panoramës ua botojnë të gatshme. Dhe së fundi për të kuptuar raportin që mediat kanë vendosur me lexuesit e tyre, duke i propozuar ta vështrojnë botën përmes syve të Elisës.

©Lapsi.al 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI