Flash

Makron shigjeton Kosovën pas kontratës 3 miliardë euro me Serbinë

Lapsi.al 30 August 2024
Makron shigjeton Kosovën pas kontratës 3 miliardë euro me

Menjëherë sapo përfaqësuesit e të dyja palëve nënshkruan të enjten marrëveshjen gati 3 miliardë euroshe për blerjen nga Serbia të 12 avionëve luftarakë francezë Rafle, presidenti Makron, në konferencën e shtypit në krah të homologut të tij Vuçiç, nuk nguroi të shënjestrojë se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” në veri të Kosovës nuk japin sinjal të mirë.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, tha ai në ligjëratë të drejtë, duke iu referuar vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Po në të njëjtin paragraf gjatë prononcimit të tij (mund të shihet e plotë këtu në frengjisht, pas minutës së 31 05) presidenti francez përgëzoi autoritetet serbe për masat e ndërmarra dhjetorin e shkuar, për të vënë në zbatim marrëveshjen me me 11 pika te Brukselit dhe këmbënguli në themelimin e asociacionit të komunave serbe. “Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, siguroi ai në Beograd.

Në këtë pikë ndikimi i diplomacisë ekonomike mbi qëndrimet politike është i qartë. Kontrata 3 miliardë euro që bosi i Dasaault Aviatiion, Eric Trappier nënshkroi me qeverinë serbe është një goxha arritje për parisin zyrtar. Serbia u bë vetëm shteti i tretë evropian pas Greqisë dhe Kroacisë që po blen këtë lloj avioni super të shtrenjtë luftarak, sasia e prodhimit të të cilit nuk është më e madhe sesa 24 në vit.

Pikërisht për këtë, në një artikull me dy autorë Jean-Baptiste Chastand dhe Faustine Vincent (shiko linkun poshte), e përditshmja franceze e referencës, "Le Monde" vinte re në një artikull përpara nënshkrimit të kontratës:"Si mundet të garantojë Franca... se avionët luftarakë Rafale nuk do të përdoren për ti ushtruar presion Kosovës fqinje? Për muaj të tërë, Parisi i ka shmangur përgjigjet për këtë pyetje, duke treguar shqetësim vetëm për të mbrojtur palën serbe në mosmarrëveshjet me Prishtinën, për veriun e Kosovës...".

LEXO ME TEJ:

Kontrata 3 miliardë/ Rreziku i blerjes së avionëve francezë nga Serbia

Skenari i profetizuar nga Le Monde rezultoi identik. Makron e falenderoi Beogradin për hapat pozitivë në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, ndonëse ky i fundit ka qenë frymëzuesi dhe urdhëruesi i një sulmi terrorrist në Banjskë, që mjaftonte për të hedhur në erë parimet kryesore të saj. Presidenti francez kritikoi Prishtinën, për hapa të njëanshëm, ndonëse është Vuçiç ai që mburret se e ka dorën të plagosur për të nënshkruar marrëveshjen me Kosovën.

Natyrisht që në këto qëndrime në mes nuk qëndrojne parimet. Problemi i shkeljes së marrëveshjes me Kosovën është i vogël në krahasim me mbylljen e syve që Franca dhe perëndimi po tregojnë ndaj autokracisë së Vucicit dhe ngritjes së një shteti të korruptuar dhe të kriminalizuar prej tij. 

Ndërsa Makroni tha në Beograd se BE ka nevojë për një Serbi "të fortë dhe demokratike" ai harroi se zgjedhjet e 8 muajve më parë, OSBE i etiketoi si të njollosura nga mashtrimet. Si vend kandidat për integrim evropian që nga viti 2013, Komisioni Evropian gjithashtu e cilësoi Serbinë në raportin e tij të vitit 2023 me përparim" të kufizuar" në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Rastet e kërcënimeve, frikësimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj gazetarëve mbeten shqetësuese”, theksohej në raport. Por 3 miliardë deri në 2028 për industrinë luftarake franceze nuk janë pak.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI