Flash

Polemika për monumentin: delir apo fake. Rama, Skënderbeu i ri?

Lapsi.al 1 September 2024
Polemika për monumentin: delir apo fake. Rama, Skënderbeu i ri?

Përurimi i një përmendoreje të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti tek Hora e Arbërëshëve në Itali, ku si për ti hedhur benzinë zjarrit merrte pjesë edhe Elisa Spiropali, të cilën shefi i vet e thërret me përkëdheli Mamica, për të mos i vënë nofkë tjetër dashurie përtej asaj të motrës, ka ndezur një ortek polemikash në rrejtet sociale.

Shkak për këtë u bë u bë fakti se portreti në shtatoren e Skënderbeut nuk ngjante aspak me steriotipin e punimeve artistike që jemi mësuar të shohim për përbashkuesin e shqiptarëve. Shumëkush që ka parë videot e Elisës, të stolisur me kostum kombëtar arbëresh dhe me skufje në kokë, duke prerë shiritin e përurimit është befasuar me ngjashmërinë që "Skënderbeu" kishte me liderin që drejton prej më shumë se një dekade Shqipërinë.

Edhe më i fortë bëhej dyshimi po të shikoje se vepra titullohej "Rilindje". Kaq është dashur që të shpërthejnë memet që ironizonin delirin e Edi Ramës (shiko poshtë).

Ashtu sikurse ndodh rëndom nga Facebooku e Tik Toku çështja kaloi në sferat politike. Lideri i opozitës Berisha nuk e humbi rastin të tallet me delirin e Ramës që i duket vetja si Skënderbeu prandaj porostit monumente që i ngjajnë portretit të tij. E menjëhershme qe përgjigjja nga qeveria. Ministri i shtetit Taulant Balla, që ndonëse u degradua nga kryeministri e ka të palëkundur servilizmin ndaj tij, reagoi duke mbrojtur me këtë rast jo shefin, por autorin kosovar të monumentit dhe arbëreshët e Italisë që e kanë pranuar atë në gjirin e tyre: ç'faj kanë ata "që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun", shkroi ai.

Nisur nga ky debat Lapsi.al është përpjekur të kuptojë më shumë. Në pamje të parë qeveria shqiptare, Rama dhe Mamica e tij, teorikisht nuk kanë pasur shanc të ndikojnë mbi atë se si do duket monumenti. Ai që është vënë në bashkinë e Hora e Arbëreshëve është një vepër e skuptorit kosovar Gëzim Muriqi. Ai është një kopje e të njëjtit monument që e kanë porositur shqiptarët e Zvicrës dhe më parë është vendosur aty si përkujtim për heroin kombëtar. Pra në këto kushte mundësia e ndikimit mbi zgjedhjen artistike është e vogël.

Por ama, historia nuk mbaron këtu. E para, sepse portreti i Skënderbeut nuk është ai tipiku. E dyta, sepse rastësisht vepra quhet rilindje (siç e dëshmon dhe gazeta e arbëreshve të Italisë që shkruan për këtë ngjarje). Dhe e treta, sepse sipas disave aty shquhen tipare të autokratit shqiptar. 

Por kjo do të qe një polemikë që do të shuhej këtu, nëse deliri i Edi Ramës për tu krahasur me heroin kombëtar të shqiptarëve nuk do të kish qenë një mani që zgjat prej disa vitesh.

Vetëm sot ne kuptojmë se britma ngazëlluese e Elisës në 2017-ën, për ta qëuajtur të adhuruarin e saj Skënderbe, së njëtës Elisë që shkoi për të përuruar bustin tek arbëreshët, nuk ka qenë nga koka e saj. Herë me humor dhe me ironi Rama e ka rimarë shpesh këtë fabul për ta ngulitur më mirë në kokat e njerezve.

Këmbëngulja e tij për ta thirrur Mamica, atë që së fundi e gradoi si kryetare Kuvendi, duket sikur bëhet me qëllim për ta përsëritur fabulën e Skënderbeut. Pak ditë pas fitores së Benet Becit në Shkodër kryeministri e thirri atë në një podkast. Aty ai Elisën e thërriste në mënyrë normale si Mamica.

Të njëjtën fabul kishte përsëritur Rama edhe gjatë një takimi në sallë të madhe me socialistët e Shkodrës. "Kam pasur disa diskutime me Mamicën" tha ai fillimisht dhe pastaj për ta përforcuar shtoi gjoja si me naivitet: “oh ju e njihni si Elisa…”.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/RAMA-MAMICA.mp4"][/video]

Edhe në raste të tjera, kur i jepet mundësia, kryeministri e porosit regjinë televizive të PS dhe këshilltarët e tij mediatikë ta fokusojnë në ekran me bustin e Skënderbeut mbrapa. Gjatë një takimi elektoral para zgjedhjeve të 2021, ku PS e zhvilloi mbledhjen tek kompleksi i Gjergj Lucës në Labinot, gjatë gjithë fjalës së Ramës koka e tij transmetohej live duke pasur Skënderbeun përkrah (foto e madhe e shkrimit lart).

Aq e dukshmë është kjo mani sa i ka rënë në sy edhe shtypit të huaj. Një një shkrim kritik për kullat korruptive të Tiranës, që bëri gazeta serioze britanike "The Guardian", aty përmendjen me ironi edhe një kullë: ajo që po ngrihet përkrah 15 katshit që pretendon se është formësuar sipas fytyrës së Skënderbeut por që nuk përjashtohet të japë edhe shëmbëlltyrën e Ramës.

"Ndërkohë sa i takon kullës së Skënderbeut, Vini Maas kujton se ideja i erdhi pasi dëgjoi kryeministrin që të thoshte se donte të krijonte diçka historike. E megjithatë, gjykuar edhe nga dështimet e vazhdueshme të punëve të mëparshme, ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit që errësojnë Tiranën" shkruante The Guardiuan.

Pra, kuptohet lehtë se polemika e sotme nuk ka lindur nga hiçi. Ndofta monumenti i  i autorit kosovar Gëzim Muriqi, mund të mos ketë lidhje me të. ndoshta emërtimi i tij "rilindja" dhe pjesmarrja e Elisës në promovim mund të jenë krejt rastësore, por ama Mamica vijon të jetë një provë se sa herë thërret për Skëndebeun e sotëm, po aq her bën më lart në karierë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI