Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

I dënuari Arrivabene: "Juventus donte Champions, duhet të thosha në tv se kishim shpenzuar shumë?"

Lapsi.al 23 July 2024
I dënuari Arrivabene: "Juventus donte Champions, duhet të thosha

Në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera, Maurizio Arrivabene ripërshkon periudhën e tij të punës te Juventus. “Dëshiroj të theksoj se në periudhën në fjalë kam qenë në bordin e drejtorëve si këshilltar pa delegime dhe në një kohë kur për shkak të Covid takoheshim me videokonferencë – shpjegoi ish-CEO-. Në atë kohë, strategjia e shoqërisë synonte një zgjerim të fortë, të nisur më parë me blerjen e Ronaldos dhe objektivi ishte fitimi i Champions League dhe hyrja në mënyrë solide dhe të qëndrueshme mes të mëdhenjve të Evropës: rrjedhimisht u bënë blerje të tjera, pastaj Covid i komplikoi gjërat".

SHPENZIMET E EKZAGJERUARA

Arrivabene pranon se klubi shpenzoi më shumë sesa mund të përballonte: "Kam filluar punën time si menaxher në 1 korrik 2021 dhe gjeta një situatë mjaft të rëndë për shkak të investimeve të mëparshme. Padyshim që pandemia kishte shtuar problemet, kostot e kontratave shumë të rënda kishin krijuar një situatë mjaft të vështirë. Çfarë duhej të bëja, të dilja në TV dhe të thosha se kemi gabuar që kemi shpenzuar shumë? E imagjinoni reagimin e tifozëve dhe mediave? Në heshtje përvesha mëngët dhe fillova të punoj. Atë vit, falë disa shitjeve dhe blerjes së vetëm dy lojtarëve, Locatelli dhe Kean, ne bëmë një merkato të moderuar, duke marrë edhe kritika".

Lexo më tejZbulohen pagat e drejtuesve të Juventus, me surprizën Arrivabene: Agnelli e Nedved nuk janë ata më të paguarit

Një eksperiencë, ajo në bardhezi, e shkurtër dhe jashtëzakonisht intensive që përfundoi në janar 2023 me përfundimin e ciklit të Andrea Agnelli dhe me një pezullim dy vjeçar nga Gjykata Federale e Apelit FIGC për çështjen e fitimeve kapitale. "Gjërat ecin përpara. Unë vazhdoj të besoj te drejtësia. Edhe te drejtësia sportive? Të shohim çfarë do të thotë Gjykata Evropiane. Jemi ende në kontakt me ish-presidentin Andrea Agnelli", përfundoi Arrivabene.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI