Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Klimë e rëndë te Juventus: Szczesny, De Sciglio, e Huijsen tani janë një çështje!

Lapsi.al 22 July 2024
Klimë e rëndë te Juventus: Szczesny, De Sciglio, e Huijsen tani

Cikli i ri i teknikut Thiago Motta sapo ka filluar dhe disa çështje tashmë kanë shpërthyer te Juventus. Pas problemeve të njohura me Chiesa dhe McKennie, ditët e fundit edhe Szczensy, De Sciglio dhe Huijsen kanë ngritur dyshime për menaxhmentin e ri, i cili i ka parë papritur të kthehen në rezerva luksi.

REVOLTA E SZCZESNY, DE SCIGLIO E HUIJSEN

Që Chiesa dhe McKennie kanë një marrëdhënie të komplikuar me Zonjën e Vjetër, dihet prej javësh, por deklaratat e djeshme të mbrojtësit De Sciglio hapën kutinë e Pandorës. Mbrojtësi i krahut shpjegoi se nuk ka probleme fizike dhe se zgjedhja për të mos e thirrur për pjesën e dytë të kampit stërvitor në Gjermani ishte thjesht taktike. Me pak fjalë, Thiago Motta e la jashtë projektit, ashtu siç përjashtoi Huijsen dhe Szczesny nga kursi i ri. Spanjolli ishte kthyer në Torino me pritshmëri të mëdha, por nuk pati kohë as të ulej në Caselle sepse Giuntoli i kishte bërë valixhet gati.

Mbrojtësi po merr kohë për të vendosur të ardhmen e tij, ndërsa drejtuesit e Juventus po bëjnë presion që ai të pranojë Stuttgart për të pasur menjëherë para për të investuar në merkaton e transferimeve. Në fund është edhe situata e Szczesny, i cili një vit më parë kishte refuzuar Bayern Munich për të qëndruar te Juventus dhe tani konsiderohet i ndarë në shtëpi. Në hierarkitë e portierëve ai zbriti në vendin e tretë pas Di Gregorio dhe Perin. Një paradoks duke pasur parasysh që paga e tij prej 6 milionë eurosh neto në sezon e bën atë portierin më të paguar në Serie A. Praktikisht një rezervë luksi, ose më mirë ekstraluksi që Giuntoli është i gatshëm ta heqë dorë falas për të kursyer rrogën e tij. Tre çështje të mprehta që Juventus dëshiron t’i zgjidhë deri në fund të grumbullimit gjerman.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI