Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Një vend do t'ia gjej": Ancelotti bën humor për Mbappé e zbulon çelësin e Bellingham

Lapsi.al 21 July 2024
"Një vend do t'ia gjej": Ancelotti bën humor për

Carlo Ancelotti preku çështje të ndryshme aktuale dhe jo aktuale, në një lidhje me djemtë e 'Giffoni Film Festival'. Tekniku i Real Madrid ka folur nga ardhja e Kylian Mbappe te Blancos e deri te Europiani i mbyllur pak javë më parë. “Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend...”, ka thënë me shaka trajneri nga Reggiolo për kampionin francez, që ende nuk ka mbërritur nën urdhërat e tij, duke qenë me pushime pas impenjimeve në Euro 2024.

Për të ardhmen e tij, tekniku Ancelotti ka riktheksuar atë që ka thënë gjithnjë: "Nuk e di kur do të ndalem. Kur Real Madrid të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Jam ngurrues ndaj ekipeve kombëtare, preferoj punën e përditshme"

Mes shumë skuadrave që ai ka drejtuar, Real Madrid dhe Milan janë ato me të cilat mbeti më i lidhur: "Real është familje. Bellingham ishte një surprizë, por merita i takon gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, stërvitja shton por është gjenetika ajo që e bën kampionin".

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Ndër temat e tjera të prekura, edhe e kaluara e tij. "Juventus dhe Napoli? Janë eksperienca, jo dështime". E së fundi, mendimi i tij për Kampionatin Evropian më pak se spektakolar të luajtur në Gjermani. "Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat evropian me pak intensitet, lojtarët me më shumë cilësi mbërritën të lodhur".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI