Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

McLaren, dopietë me tension të lartë: Norris urdhërohet të hapë rrugën, fitorja e parë për Piastri

Lapsi.al 21 July 2024
McLaren, dopietë me tension të lartë: Norris urdhërohet

Triumfi i parë në Kampionatin Botëror për Oscar Piastri në Çmimin e Madh të Hungarisë. McLaren siguroi një dopietë me Lando Norris, i cili vetëm dy xhiro nga fundi i ktheu vendin e parë shokut të tij të skuadrës australian, që ia kishte dhënë për shkak të një zgjedhjeje strategjike nga ekipi i tij. Finale me tension shumë të lartë me pilotin anglez që hezitoi të bënte mënjanë, por në fund tregohet besnik ndaj ekipit të tij, që i vendosi në mënyrë të palogjikshme, të dy pilotët e tij, në një situatë të rrezikshme dhe të sikletshme.

Vendi i tretë i podiumit për Lewis Hamilton që luftoi me Max Verstappen. Tre xhiro nga fundi pati një kontakt mes të dyve: përgjegjësia ishte e holandezit i cili gjithashtu humbi vendin e katërt ndaj Charles Leclerc dhe duhet të mbrohej nga piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz që e mbylli i gjashti.

MCLAREN URDHËRON, RED BULL KRITIKON VERSTAPPEN

Sukses për Oscar Piastri në GP të Hungarisë në F1. Piloti i McLaren fiton Çmimin e parë të Madh të karrierës së tij në pistën e Hungaroring, në garën e tij të tridhjetë e pestë në Kampionatin Botëror. Dopietë për një McLaren të jashtëzakonshëm, e kompletuar nga Lando Norris, i cili në fund të garës "iu bind" thirrjes së skuderisë, duke e lënë shokun e tij të kalonte pas një menaxhimi jolinear të ndalimeve në pit stop, që në dy raste programuan ndalimin e hershëm të anglezit, që sidoqoftë ishte pas australianit.

Podium për Mercedes të Lewis Hamilton, energjik në mbrojtjen e vendit të tretë ndaj një Max Verstappen të furishëm. Holandezi përfundoi i pesti pas një kontakti me anglezin në kthesën e fundit, 7 xhiro nga fundi, në të cilin rrezikoi të dëmtonte rëndë Red Bullin e tij. I ashpër komenti i skuadrës së tij: “Maks, po sillesh në mënyrë fëminore”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI