Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Juventus i thotë jo Chelsea për Yildiz: gati rinovimi me pagë të katërfishuar e fanella me numër 10

Lapsi.al 21 July 2024
Juventus i thotë jo Chelsea për Yildiz: gati rinovimi me pagë

Në Euro 2024 me fanellën e Turqisë Kenan Yildiz konfirmoi klasin e tij dhe përfundoi në fletoret e disa emrave të mëdhenj klubesh evropianë. Mes tyre edhe Chelsea, të cilit Juventus i mbylli menjëherë derën në fytyrë, duke ripërsëritur rëndësinë e 19-vjeçarit turk në projektin e ri të bardhezinjve. Megjithatë, londinezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe tani Giuntoli duhet të shtrëngojë kohët për të mbyllur rinovimin deri në vitin 2029. E pas nënshkrimit, për Yildiz mund të vijë edhe qershia klasike mbi tortë: fanella legjendare me numrin 10 e veshur nga idhulli i tij Alex De Piero.

Pasi i është nënshtruar një operacioni në septumin e hundës, Yildiz po shijon ditët e fundit të pushimeve të tij dhe do të jetë në dispozicion të teknikut Thiago Motta në fund të muajit. Ndërkohë, ai bëri një vizitë të shpejtë për të takuar teknikun, i cili mbeti i befasuar nga xhevahiri i Bosforit. "E pashë dy ditë më parë, mu duk një djalë fantastik. Në fushë ai mund të luajë çdo rol. Kur dikush ka dëshirën, disponueshmërinë dhe vullnetin për t'u rritur, me talentin që ka, ai vetëm duhet të përmirësohet dhe të ndihmojë skuadrën”, ishin fjalët e trajnerit të ri të Juventus në konferencën për shtyp.

Lexo më tej: Szczesny vendos një bast për Yildiz: "E arrin për 5 vjet. Kam luajtur me shumë, por me askënd si ai"

SITUATA E RINOVIMIT

Palët vazhdojnë të punojnë drejt rinovimit edhe për një vit të kontratës që skadon në vitin 2028 me një rregullim të madh page. Ka mbetur ende distancë mes shifrave dhe klauzolave për t'u përfshirë në marrëveshje. Juventus, nga ana e tij, beson se ka bërë një propozim të konsiderueshëm duke ofruar një kontratë me vlerë rreth 1.2 milionë euro në sezon, praktikisht duke katërfishuar atë që Yildiz fiton aktualisht. Menaxherët e tij, duke pasur parasysh se Yildiz është një nga të paktët e paprekshëm në skuadër, po synojnë të arrijnë diçka më shumë. Në ditët në vijim planifikohen kontakte të reja për të mbyllur çështjen: për lumturinë e teknikut Motta dhe për të zmbrapsur kërcënimet e Chelsea.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI