Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Conte nuk fal: 'heq qafe' 6 lojtarë pasi i pa në grumbullim në Dimaro

Lapsi.al 19 July 2024
Conte nuk fal: 'heq qafe' 6 lojtarë pasi i pa në grumbullim

"Merkaton e vendos unë”, tha Antonio Conte në konferencën e prezantimit dhe trajneri ngadalë po projekton Napolin për sezonin e ardhshëm. Jo vetëm nënshkrimet, trajneri leçez i kërkoi drejtorit sportiv Manna të shkurtojë skuadrën duke treguar 6 lojtarë që nuk janë pjesë e projektit.

Antonio Conte bën edhe një vlerësim të situatës. Në një intervistë dhënë për Rai, direkt nga grumbullimi në Dimaro-Folgarida, trajneri i ri i Napolit ka bërë një vlerësim fillestar pas ditëve të para të punës: “Po nisim një proces rindërtimi. Po e kuptoj dhe e dalloj që ka shumë punë për të bërë. Ne nuk e nisim nga një situatë e lartë, por e mesme".

Lexo më tej: "Nuk të shes, rifilloj nga ty", "Dua vetëm Juventus". Zbulohet dialogu mes Conte e Di Lorenzo

Këtë vit Napoli nuk do të luajë asnjë kompeticion europian pas një periudhe të gjatë pjesëmarrjeje të vazhdueshme. Një thikë me dy presa sipas Conte: "Ka një avantazh dhe një disavantazh. Mund të punosh gjithë javën, por nuk ndërton një skuadër aq konkurruese sa me Champions League. Por sigurisht që ke nevojë për një skuadër të mirë, kjo është përtej çdo dyshimi. Hapi tjetër është të bëjmë vlerësime në fushë, të kuptojmë se kush qëndron te Napoli dhe kush është e drejtë të shkojë dhe të luajë diku tjetër".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI