Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Euro 2024 nuk ndikon në renditjen e Shqipërisë: Spanja bën lëvizjen më të madhe në renditjen FIFA

Lapsi.al 18 July 2024
Euro 2024 nuk ndikon në renditjen e Shqipërisë: Spanja bën
Europiani në Gjermani nuk ka ndikuar aspak në renditjen e Shqipërisë në vlerësimin e përmuajshëm që jep FIFA. Kuqezinjtë kanë mbajtur vendin e 66-të në renditjen FIFA, pas tre ndeshjeve të luajtur në qershor në finalet e Euro 2024. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho morën një barazim e dy humbje në tre takimet zyrtare, ndërkohë që fituan dy miqësoret e qershorit, kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Shqipëria ka 1375.49 pikë, kundrejt 1379.4 që kishte në renditjen e mëparshme: një rënie e pandjeshme që nuk lejon të kaloj askush nga poshtë tyre. Nga rivalët e Shqipërisë zbritjen më të madhe e përjetoi Kroacia që kaloi nga vendi i nëntë në të 12-tin. Lexo më tejShqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të Euro 2024: votat mund ta nxjerrin fituese Asnjë ndryshim në krye të renditjes së FIFA-s, edhe pse lëvizjen më të madhe drejt kreut e ka bërë Spanja. Argjentina është ende lider në renditjen e FIFA-s pas suksesit në Kupën e Amerikës. Kombëtarja e udhëhequr në fushë nga Messi e Lautaro Martinez i paraprin Francës, gjysmëfinaliste në Euro 2024. Në vendin e tretë janë kampionët e rinj të Europës, Spanja. Vendi i dhjetë për Italinë, i freskët nga kampionati europian zhgënjyes dhe i parakaluar nga Kolumbia, e cila pas arritjes në finalen e Kupës së Amerikës, është ngjitur nga vendi i 12-të në vendin e nëntë. Plotësimi i dhjetëshes së parë: Anglia në vendin e katërt, Brazili në të pestin, Belgjika në të gjashtin, Holanda në të shtatën dhe Portugalia në të tetin.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI