Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Gjashtë spanjollë e vetëm një anglez: UEFA ndez polemika me formacionin më të mirë të Euro 2024

Lapsi.al 17 July 2024
Gjashtë spanjollë e vetëm një anglez: UEFA ndez polemika me
Gjashtë spanjollë janë përzgjedhur nga UEFA në formacionin më të mirë të Euro 2024. E kuptueshme në fakt që fituesit e turneut të dominojnë në formacionin ideal, por jo edhe aq që nga finalistët humbës të ketë vetëm një përfaqësues, ndërsa pjesën tjetër e kompletojnë një gjerman, një zviceran e dy francezë. E pikërisht një prej tyre është Maignan, entuziast mes shtyllave dhe pikë e fortë e Gjelave, deri në ditën kur dolën nga turneu, përballë Spanjës. Edhe Saliba gjeti vend në prapavijën me katër lojtarë, në të cilën spikat Walker në të djathtë, si anglezi i vetëm i përfshirë në më të mirët e turneut. Akanji i Zvicrës dhe Cucurella, njeriu që ndaloi me dorë ëndërrën gjermane për kualifikim, kanë plotësuar mbrojtjen. Mesfusha pastaj është e gjitha spanjolle. Dani Olmo, që zëvendësoi Pedrin të dëmtuar me Gjermaninë dhe nga aty nuk ndaloi më, duke shënuar edhe tre gola, u fut me forcë në këtë seleksion bashkë me Rodrin dhe Fabian Ruiz. Për mesfushorin e City, lojtari i turneut, nuk kishte dyshime se do të fitonte vendin në regji, ashtu sikurse dhe Ruiz autor i dy golave në rrugëtimin e 7 fitoreve të iberikëve. Lexo më tejVideo/ Europiani jep verdiktet: Rodri MVP, Williams njeriu i ndeshjes e 6 krye-golashënues Williams e Yamal nuk mund të mungonin në krahët e sulmit, me djaloshët e artë të De La Fuente që habitën kontinentin me rekordet e arritura dhe performancat e bëra. Në repartin ofensiv gjen vend edhe Musiala, që me tre gola, ishte shënuesi më i mirë i Euro 2024, bashkë me 5 lojtarë të tjerë, që ndanë krenarinë e Këpucës së Artë për turneun gjerman.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI