Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Bayer Leverkusen, Azmoun bën rebelin: Xabi Alonso tërbohet dhe e përjashton

Lapsi.al 17 July 2024
Bayer Leverkusen, Azmoun bën rebelin: Xabi Alonso tërbohet dhe e

Ende pa nisur sezoni, 48 orë nga grumbullimi i ekipit dhe Sardar Azmoun, u përjashtua nga grupi me vendim të teknikut Xabi Alonso, i cili e la jashtë skuadrës pa mundësi replikimi. Ish-sulmuesi i Romës bëri një gabim të rëndë dhe në këtë pikë, qëndrimi i tij te Bayer Leverkusen, mund të zgjasë edhe më pak se sa pritej.

AZMOUN I PËRJASHTUAR NGA XABI ALONSO

Pas një sezoni zhgënjyes në Serie A, Roma nuk e ushtroi të drejtën e blerjes dhe Azmoun u kthye në klubin e tij mëmë. Grumbullimi i Bayer Leverkusen filloi të dielën dhe për sulmuesin iranian u mbyll dje kur ai nuk u paraqit në stërvitje, duke tërbuar trajnerin Xabi Alonso. Në fund të seancës lojtari tha se nuk ishte paraqitur për shkak të një problemi mjekësor, por kjo nuk e qetësoi zemërimin e trajnerit spanjoll që pretendonte një paralajmërim.

Lexo më tejXabi Alonso 'thyen' merkaton e trajnerëve: vendimi i tij i habit të gjithë

Drejtuesi i klubit Simon Rolfes tha: “Nuk mund të bëhen vetëm kontrollet mjekësore, duhet gjithashtu edhe të stërvitesh. Dje ishte dhe sot jo, kështu që ne duhet të sqarojmë se çfarë po ndodh”. Në prapaskenë të kësaj situatë absurde duket se ka një ofertë të bujshme nga një klub arab dhe Azmoun po bën gjithçka për t'u çliruar me një transferim të lirë, duke synuar përfundimin e menjëhershëm të kontratës, e cila përndryshe do të skadonte në vitin 2027. Një strategji që Luis Alberto u përpoq ta përdorë së fundmi në Itali me Lazion, duke gjetur në anën tjetër grushtin e hekurt të presidentit Lotito, i cili në fund arriti të përfitojë 10.5 milionë nga shitja e tij te katariotët e Al Duhail.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI