Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video e festimeve me kore raciste e Argjentinës tërbon Francën: Fofana shpërthen kundër Enzo Fernandez

Lapsi.al 17 July 2024
Video e festimeve me kore raciste e Argjentinës tërbon Francën:
Federata Franceze e Futbollit (FFF) synon të paraqesë një ankesë në FIFA dhe të ndërmarrë veprime ligjore pas thirrjeve raciste nga anëtarët e ekipit kombëtar të Argjentinës, fitues i Kupës së Amerikës. Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, "dënoi me shprehjet më të forta deklaratat e papranueshme raciste dhe diskriminuese të drejtuara ndaj lojtarëve të kombëtares franceze". Thirrjet u dëgjuan gjatë një videoje live të postuar në rrjetet sociale nga mesfushori i Chelsea dhe Argjentinës Enzo Fernandez, nga autobusi i ekipit, gjatë festimeve të fitores. Disa lojtarë, përfshirë Fernandez, përsëritën një këngë që lidhet me finalen e Kupës së Botës 2022, të cilën Argjentina e fitoi ndaj Francës, e cila shënjestron Kylian Mbappé dhe përfshin fyerje homofobike ("Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, ndërsa babai është nga Nigeria. Por pasaporta e tyre thotë franceze"). Lexo më tejVideo/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës “Përballë peshës së këtyre deklaratave tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtave të njeriut, presidenti i FFF ka vendosur të sfidojë drejtpërdrejt homologun e tij argjentinas dhe FIFA-n dhe të bëjë një ankesë ligjore për komente fyese raciste dhe diskriminuese". Wesley Fofana, bashkëlojtari i Fernandez te Chelsea, kritikoi videon në rrjetet sociale. “Futbolli në 2024: racizëm pa komplekse”, tha francezi në X. Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, i kërkoi gjithashtu FIFA-s të ndërhynte. Të gjithë lojtarët francezë të Chelsea me origjinë afrikane (Wesley Fofana, Axel Disasi, Benoît Badiashile, Malo Gusto, Lesley Ugochukëu, Christopher Nkunku) ndaluan së ndjekuri Fernandez në Instagram.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI