Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Gjibraltari është spanjoll": kori i turpshëm që e ktheu festën e Europianit në një krizë diplomatike

Lapsi.al 17 July 2024
"Gjibraltari është spanjoll": kori i turpshëm që e
Si të shkaktosh një krizë diplomatike me një kor. Festa për të celebruar arritjen e Spanjës për trofeun e katërt europian ishte shumë e këndshme dhe pasionante, me vetëm një notë mospërputhëse: kori ku u përfshi Gjibraltari. E siç ndodh shpesh, ose ndoshta pikërisht sepse ishte momenti i vetëm negativ i një feste argëtuese, gjëja po fiton hapësirë.

KORI

Spanjollët, për të bezdisur anglezët, ose të paktën kështu menduan ata, përdorin një frazë: "Gjibraltari është spanjoll". Një marrëzi, nga ato gjëra të parëndësishme që përdoren në mënyrë të papërshtatshme, mes arrogancës e injorancës. Kujtojmë se Gjibraltari është një territor jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar. Toka pretendohet nga Spanja dhe është përfshirë në listën e Kombeve të Bashkuara të territoreve jo vetëqeverisëse. Epo, mbrëmë në Cibeles kori u intonua dy herë.

MORATA E RODRI

I pari nga goja e Alvaro Morata, i cili është edhe kapiten. Dhe i dyti nga zëvendësi i tij, Rodri. Lojtari më i mirë i Euro 2024 e kaloi pasditen e djeshme me gotë në dorë dhe nuk mendoi për pasojat. E bukura është se kur Rodri filloi të këndonte "Gibraltar es español" vetë Morata, me mikrofonin hapur, i kujtoi se pas pak ditësh do të duhet të kthehej për të luajtur në Angli. Alvaro e kuptoi që po e tepronin dhe ia vuri në dukje shokut të skuadrës, i cili u përgjigj duke i vënë pikën: “Nuk më plas fare”.

REAGIMET NGA GJIBRALTARI

Në Gjibraltar, megjithatë, gjëja i intereson dhe shumë. E kështu mëngjesin e sotëm kanë mbërritur reagimet nga qeveria e vendit: "Jemi të zhgënjyer kur vërejmë se lojtarë të ndryshëm të kombëtares spanjolle të futbollit për meshkuj festuan fitoren e tyre në Kampionatin Evropian me brohoritje dhe komente të vrazhda. Këto janë fraza diskriminuese, ofenduese dhe krejtësisht të panevojshme".

EDHE FRANCO

Fabian Picardo, përfaqësuesi më i lartë politik i Gjibraltarit, ishte shumë i ashpër në reagimin e tij në X. "Të përziesh një fitore sportive me një kor që i jep lavdi politikës diktatoriale të një vrasësi serial si Franco e qëllimit të regjimit të tij fashist për të pushtuar territorin ngjitur, i cili ndër të tjera është gjithashtu një komb i UEFA-s, është më shumë se i neveritshëm. Bën pis sportin dhe fitoren e arritur në fushë".

PROTESTË TE UEFA

Picardo i kërkoi Federatës së Futbollit të Gjibraltarit të dërgonte një protestë zyrtare në UEFA dhe kjo u bë menjëherë. Letra mbërriti në Nyon, por Zvicra ende nuk ka folur. E as nga Anglia. Në Spanjë, megjithatë, qeveria e Pedro Sanchez e hodhi poshtë këtë, duke e përshkruar episodin si një kalamanllëk.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI