Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Shqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të Euro 2024: votat mund ta nxjerrin fituese

Lapsi.al 18 July 2024
Shqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të
Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj mbrëmjen e 14 korrikut. UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të EURO 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2. Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit. Ndeshja Shqipëri – Kroaci konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani. Në këtë duel ballkanik, Qazim Laçi kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë në minutën e 11-të, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me Kramariç në minutën e 74-t. Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë ishte po djaloshi kuqezi ai i cili realizoi golin e barazimit. Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2). Lexo më tejGjashtë spanjollë e vetëm një anglez: UEFA ndez polemika me formacionin më të mirë të Euro 2024 Për këto 10 takime të Euro 2024, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI