Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Baggio e penalltia në Pasadena 30 vjet më vonë: "Jeta nuk është e lehtë"

Lapsi.al 18 July 2024
Baggio e penalltia në Pasadena 30 vjet më vonë: "Jeta nuk
30 vjet më vonë, Roberto Baggio kujton gabimin nga pika e bardhë e penalltisë në finalen Itali-Brazil në SHBA 1994. Atë ditë, në Pasadena, gabimet e Divin Codino, Franco Baresi dhe Massaro i kushtuan të kaltërve të teknikut Arrogo Sacchi Kupën e Botës. Me një postim në Instagram, ish-kampioni përdor një frazë të mjeshtrit budist Daisaku Ikeda, i cili u nda nga jeta nëntorin e kaluar në moshën 95-vjeçare. "Jeta nuk është gjithmonë e lehtë. Nëse do të ishte, ne nuk do të rriteshim apo përparonim si qenie njerëzore - ka shkruar ish numri 10 -. Nëse kemi sukses në diçka, shpesh na kanë zili; nëse dështojmë një objekti, ne përqeshemi dhe sulmohemi. Fatkeqësisht njerëzit janë kështu. Dhimbje dhe vuajtje të papritura mund të vijnë në rrugën e cilitdo. Por pikërisht në momentin në të cilën përballeni me këto prova nuk duhet të dilni të mundur. Mos u dorëzoni kurrë. Mos u rrëzoni asnjëherë". Lexo më tejRoberto Baggio rrëfen 40' e terrorit: "U godita sepse mbrojta familjen. Nuk ndjej dhimbje, vetëm tërbim" Baggio, me golat dhe magjinë e tij, i çoi të kaltrit në finalen në Pasadena, pastaj goditi lart penalltitë vendimtare dhe shkatërroi ëndrrat e një kombi të tërë. Italia pa të zhdukej në mënyrën më mizore titulli i katërt i Kupës së Botës, i cili u fitua nga Brazili, më saktë nga penalltitë pas një ndeshjeje jospektakolare në të cilën frika e humbjes mbizotëronte mbi dëshirën për të fituar.

POSTIMI I ROBERTO BAGGIO

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Roberto Baggio (@robybaggio_official)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI