Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Egnatia eliminohet me 11 metërsha nga Borac: Lushkja nuk shënon dy herë penalltinë e tij

Lapsi.al 18 July 2024
Video/ Egnatia eliminohet me 11 metërsha nga Borac: Lushkja nuk shënon

Egnatia eliminohet në raundin e parë të Champions League pas goditjeve të penalltive nga Borac Banja Luka. Rrogozhinasit përmbysën humbjen e ndeshjes së parë, duke fituar 2-1 në Elbasan Arena e duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë e më pas te penalltitë. Pikërisht aty gaboi Aleksi e Lushkja, që pa t'i pritet dy herë penalltia (edhe e përsëritur) nga portieri Siskovski, ndërsa futbollistët boshnjakë u treguan të gjithë të saktë.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/6698197268774.mp4"][/video]

Duke patur parasysh cfarë ndodhi në Bosnje një javë më parë, me ndeshjen e ndërprerë për koret kundër Kosovës, dy kartonat e kuq për rrogozhinasit dhe humbjen e minutave shtesë, në Elbasan Arena kishte pritshmëri të madhe për ndeshjen e kthimit. Tetova, kishte edhe mungesën e tre lojtarëve titullarë, por gjeti stabilitetin në mesfushë, ndërsa përpara Kasa e Ibrahimoglu ishin impenjativë për prapavijën e Borac. E pikërisht turku në minutën e 16' shënoi golin e avantazhit, duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë. Ibrahimoglu shkoi pranë golit të dytë edhe në të 24' por topi këtë herë kaloi mbi traversë. Provoi edhe Lushkja një minutë më pas, pa sukses dhe këtu erdhi barazimi i papritur. Në aksionin e parë të rrezikshëm të Borac, Lukic kaloi tre kundërshtarë dhe barazoi ndeshjen në 1-1.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/66981c6d5c5e5.mp4"][/video]

JOEL ILUZIONOI, PENALLTITË FATALE

Një ndeshje me shumë raste në të cilën, Lukic edhe mund të kalonte boshnjakët në avantazh, por të njëjtën gjë mund të bënte edhe Joel. Sidoqoftë, Egnatia e rriti presionin në pjesën e dytë, duke shkuar pranë golit me Lushkjan në minutën e 60', përpara se një aksion model i rrogozhinasve të zgjidhte situatën. Kasa shërbeu për Aleksin që pasoi në shtyllën e dytë për Joel, që e pati të thjeshtë të shënonte me portën bosh. Një rezultat që e coi ndeshjen në kohët shtesë, ku lodhja kondicionoi skuadrat.

Egnatia në disa raste edhe rrezikoi kapitullimin, por në fund duheshin penalltitë për të vendosur kualifikimin. Aleksi goditi shtyllën, ndërsa Lushkja u hipnotizua nga Siskovski, edhe pasi Maresca kërkoi që penalltia të përsëritej për lëvizjen e portierit të Borac. Rezultati ishte i njëjtë dhe Borac shkon në raundin e dytë të Champions ku e pret PAOK, ndërsa Egnatia zbret në Conference League.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/66982e0b04b17.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI