Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Pas korit të Enzo Fernandez, plas kriza diplomatike mes Francës e Argjentinës: "Vend kolonialist"

Lapsi.al 19 July 2024
Pas korit të Enzo Fernandez, plas kriza diplomatike mes Francës e
Pas korit të Enzo Fernandez dhe shokëve të tij pas fitores në Copa America, ka një krizë diplomatike mes Francës dhe Argjentinës. Sekretarja e përgjithshme e Presidencës argjentinase, Karina Milei, motra e Presidentit Javier Milei, u takua me ambasadorin francez në Buenos Aires, Romain Nadal dhe kërkoi falje për deklaratat e zëvendëspresidentes Victoria Villarruel, e cila e kishte përcaktuar Francën si një "Vend kolonialist". Qeveria e liderit ultra-liberal shpjegoi se e konsideronte "shumë të rëndësishme" ndjesën, sepse deklaratat e Villarruel kishin shkuar "shumë përtej". Sipas disa vëzhguesve, gjesti i Karina Milei ishte gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar tensionin me një vend aleat në Evropë. Rasti u shkaktua nga një postim i zv/presidentes të publikuar pas polemikave për thirrjet raciste të kënduara nga lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit argjentinase pas fitores ndaj Kolumbisë. "Asnjë vend kolonialist nuk do të na intimidojë për një këngë stadiumi, as për të thënë të vërteta që nuk duam t'i pranojmë", kishte shkruar Villarruel. Fraza ishte përdorur ndër të tjera në një repost të vetë presidentit Milei, ku pretendohej se kapiteni i Kombëtares, Leo Messi, “nuk duhet t’i kërkojë falje” askujt për fyerjet e bëra nga lojtarët.

FJALËT E VILLARRUEL

"Argjentina - shkroi zëvendëspresidentja Victoria Villaruel në mediat sociale - është një vend sovran dhe i lirë. Ne kurrë nuk kemi pasur koloni apo qytetarë të klasit të dytë. Ne kurrë nuk ia kemi imponuar askujt mënyrën tonë të jetesës. Por as nuk do të tolerojmë që ta bëjnë këtë për ne. Argjentina është bërë me djersën dhe guximin e indianëve, europianëve, kreolëve dhe zezakëve si Remedios del Valle, rreshteri Cabral dhe Bernardo de Monteagudo. Asnjë vend kolonialist nuk do të na intimidojë për një këngë stadiumi, as për të thënë të vërteta që nuk duam t'i pranojmë. Mjaft u shtirët si të indinjuar, hipokritë”.

POSTIMI I FERNANDEZ

Konflikti u shkaktua nga lojtari i Chelsea, Enzo Fernandez, i cili pas fitores në finale nisi një live drejtpërdrejt nga autobusi, duke filmuar shokët e skuadrës që po këndonin korin ofendues bashkë me të. Një furtunë me pasoja edhe te Chelsea, ku rreth dhjetë nga shokët e tij nuk e ndjekin më në rrjetet sociale, por mbi të gjitha në Francë, ku ministrja e Sporteve Amelie Oudea-Castera bëri thirrje për ndërhyrjen e FIFA-s (e cila hapi një hetim). Pas ndjesës së lojtarit erdhën ato të motrës së presidentit Milei, e cila u përpoq të rregullonte gjërat pak ditë para mbërritjes së presidentit argjentinas në Paris të premten e ardhshme për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI