Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Inter, skenari i bujshëm që po merr kuota: Moratti gati të kthehet në shoqëri

Lapsi.al 21 July 2024
Inter, skenari i bujshëm që po merr kuota: Moratti gati të

Oaktree prej disa muajsh është pronari i ri i Inter, me fondin amerikan që ka marrë klubin në duar, për shkak të ngjarjeve tashmë të njohura, që lidhen me familjen Zhang. Linja e vendosur nga pronarët e rinj, të cilët vendosën Giuseppe Marotta si president, tashmë është e qartë për të gjithë: kontrolli i kostove, "përtëritja" e ekipit dhe investimet e synuara në lojtarë të rinj me potencial të ardhshëm dhe hapësirë për rritje. Një projekt për të cilin shumë tifozë zikaltër pyesin: a do të jetë i suksesshëm dhe mbi të gjitha a mund të zgjasë në kohë?

Ndërkohë në qarqet e larta financiare milaneze kanë nisur të qarkullojnë thashetheme të bujshme, sipas të cilave Massimo Moratti mund të bëjë rikthimin e tij në shoqëri. Zëra për të cilat ka folur edhe gazetari Gian Luca Rossi në kanalin e tij në YouTube.

MORATTI KTHEHET TE INTER?

Një zë që befasoi shumë tifozë, ndoshta nostalgjik për pasionin që Massimo Moratti vuri në drejtimin e Inter. E të dëgjosh për kthimin e tij në klub, për disa prej tyre, ishte një kredhje e vërtetë në të kaluarën.

Kështu gazetari Gian Luca Rossi u fut në temë: "A ka mundësi që në të ardhmen rrugët e familjes Moratti dhe ato të Inter të takohen sërish? Dje pata një telefonatë gjysmë ore me Bedy Moratti për ta sinjalizuar mbi këto zëra, për të cilët ajo ishte në dijeni. Por nëse më parë, thashethemet që përhapeshin vinin nga burime të njohurish të supozuar, tani për këtë po flitet në qarqet e financave të larta milaneze. Do ta shihni në javët e ardhshme që emri i Moratti do të lidhet sërish me Inter, po ju a them paraprakisht. I thashë Bedy Moratti se tani zërat nuk vijnë më nga fansat nostalgjikë, por nga njerëzit që merren me miliona euro".

Lexo më tej: Moratti replikon për frazën e drejtorit të Juventus Giuntoli mbi 5 majin: "Sa i keq, po bëj sikur nuk ndodhi asgjë"

Vetë ish-presidenti nuk e kishte mbyllur derën e një rikthimi të mundshëm në klub pak javë më parë: “Nuk e shoh të lehtë, por nuk e përjashtoj. Gruaja ime më pyet çdo mbrëmje nëse kam riblerë Inter. E unë gjithmonë duhet të gjej një justifikim të ri për tu shfaqjësuar. Riblerja e Inter nuk është gjë e vogël, por e dini? Unë kur isha i ri as nuk mendoja të isha president i Inter, pastaj ndryshova mendje".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI