Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Inter, shënjestron lojtarin e Brazilit: Zenit kërkon 20 milionë euro për Renan

Lapsi.al 21 July 2024
Inter, shënjestron lojtarin e Brazilit: Zenit kërkon 20 milionë

Robert Renan është lojtari që Inter është duke monitoruar për të forcuar linjën mbrojtëse. Sipas asaj që raporton gazetari i amerikano-jugor, Uriel Lugt, në ditët në vijim zikaltrit në fakt duhet të paraqesin ofertën e tyre të parë zyrtare për mbrojtësin brazilian te Zenit Shën Petersburg. Lojtari sidoqoftë tani është i huazuar te Internacional de Porto Alegre. Sipas portalit rus Euro-Football, Inter është gati të vendosë menjëherë dhjetë milionë euro në tavolinë për 21 vjeçarin.

Çështja është se për çmimin e lojtarit, Zenit niset nga një vlerësim prej 20 milionë euro për fillimin e negociatave. Një distancë e rëndësishme, e cila megjithatë mund të zvogëlohet ndjeshëm duke marrë parasysh situatën aktuale të klubeve ruse, të detyruar muajt e fundit të shesin disa lojtarë për shifra dukshëm më të ulëta se vlera e tyre.

I pëlqyer nga Simone Inzaghi, Renan është një lojtar që zikaltrit e kanë ndjekur nga afër prej disa kohësh. Një profil intrigues duke pasur parasysh moshën e tij të re, perspektivat e rritjes dhe hapësirën për përmirësim. Në skuadrën e Inter, braziliani do të mbushte numerikisht boshllëkun e lënë nga dëmtimi i Buchanan. Një përforcim për të tashmen me një sy të kthyer edhe nga e ardhmja.

Renan aktualisht është i lidhur me klubin e Shën Petersburgut deri në verën e vitit 2028, por në rast transferimi, 21 vjeçari do të sillte para edhe për Internacional de Porto Alegre, gati për të zbatuar "komisionin vitrinë" të përfshirë në kontratën e huazimit, që do të garantonte një “kompensim” prej të paktën katër milionë eurosh. Inter e ka seriozisht për Renan.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI