Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Milan rikthehet te Broja: kuqezinjtë morën refuzimin e Fullkrug, gjermani një hap nga Atletico

Lapsi.al 22 July 2024
Milan rikthehet te Broja: kuqezinjtë morën refuzimin e Fullkrug,

Milan është ende në kërkim të numrit 9 për të formuar repartin me Alvaro Morata dhe në horizont rishfaqet interesimi për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja. Objektivi kryesor i kuqezinjve u duk sikur ishte Fullkrug, por gjermani tani është afër transferimit te Atletico Madrid. E kështu, kuqezinjtë kthyen sytë nga Broja e Abrahami.

FULLKRUG DREJT ATLETICO MADRID

Një tjetër objektiv në sulm për Milan është gati të venitet. Pas Zirkzee, edhe Fullkrug duket i destinuar të mos vishet kuqezi. Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares gjermane është në fakt pranë nënshkrimit me Atletico Madrid për rreth 30 milionë, shifër kjo e paarritshme për Milan. Ironike është se pikërisht nga Atletico kuqezinjtë morën Morata, e spanjollët tani po i kthejnë reston me teknikun Simeone që po përpiqet gjithashtu t'i rrëmbejë edhe Pavlovic.

MILAN INTERESOHET PËR ABRAHAM E BROJA

Me Fullkrug jashtë mundësive, ose pothuajse, Milani duket se dëshiron të rikthehet në objektivat e vjetër si Tammy Abraham i Romës dhe Armando Broja i Chelsea. Për anglezin, verdhekuqtë duhet të ulin kërkesat e tyre, aktualisht në 25 milionë, përpara se marrëveshja të mund të kryhet. Sa i përket sulmuesit shqiptar, i cili u ndoq edhe sezonin e kaluar, Milan do të ishte i gatshëm ta merrte vetëm në formë huazimi, për të parë se si luan në një ekip si kuqezinjtë.

Lexo më tej: Broja: "Milan vetëm pas Real Madrid, jam tifoz i madh i Ibrahimovic"

Broja, Abraham e emri i tretë në listë është ai i Cunha, ish-lojtari i Atletico Madrid tani te Ëolverhampton. Tre emra që nuk e çmendin merkaton, por Milan duhet të bëjë ende disa shitje për të përfunduar disa lëvizje të rëndësishme. E emrat mund të mos mbarojnë këtu.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI