Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Emanuela Rusta bën histori: arbitron në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-19 për vajza, Holandë–Francë

Lapsi.al 22 July 2024
Emanuela Rusta bën histori: arbitron në gjysmëfinalen e

Emanuela Rusta futet në histori dhe e bën në Kampionatin Europian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani. Turneu ka mbërritur në momentin kulminant, kur të mërkurën do të zbulohen dhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe.

Angli – Spanjë dhe Holandë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europiani U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes për dy superfida. Drejtësi në takimin Holandë – Francë do të vendosë arbitrja shqiptare Emanuela Rusta. Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli. Ndërsa në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti.

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën europiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W – Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër – Hungari, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian për vajza. Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do të përcaktohet se kush ekip Holanda apo Franca do të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Europian U-19 për vajza.

Lexo më tej"Lamë dy pikë nga VAR". Memelli shpërthen kundër arbitres Rusta: "Bëri gati kartonin e u pendua"

Gjysmëfinalja Holandë – Francë e vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI