Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Van Dijk nuk rinovon e mund të largohet nga Liverpool: Slot e ka gjetur zëvendësuesin

Lapsi.al 22 July 2024
Van Dijk nuk rinovon e mund të largohet nga Liverpool: Slot e ka gjetur

Kontrata e Virgil Van Dijk me Liverpool do të skadojë në më pak se një vit, por për momentin negociatat për një rinovim janë të bllokuara. Tekniku i ri Arne Slot do të donte ta mbante holandezin me çdo kusht, por klubi nuk është i gatshëm ta mbajë pa një rinovim dhe me rrezikun e humbjes së tij në një transferim të lirë në verën e vitit 2025.

Kështu Reds kanë filluar të marrin masa paraprake në rast të largimit të qendërmbrojtësit holandez. Sipas portalit britanik TEAMtalk, në krye të listës së drejtorit sportiv Richard Hughes është emri i një mbrojtësi që luan në Serie A.

NËSE IKËN VAN DIJK, LIVERPOOL MERR BREMER

Tani në moshën 33-vjeçare, Van Dijk është ndoshta në kërkim të sfidës së fundit të karrierës së tij dhe pas 7 sezonesh në krye të mbrojtjes së Liverpool mund të ketë ardhur koha të ndryshojë ambjent. Për këtë arsye për momentin holandezi nuk shfaqet i interesuar për vazhdimin e kontratës me Reds, pavarësisht se menaxheri i ri Arne Slot ka prioritet qëndrimin e tij.

Megjithatë, drejtuesit e klubit në Anfield Road nuk duan të kapen të papërgatitur. Në rast të shitjes së holandezit tashmë ata kanë hartuar një listë të zëvendësuesve të mundshëm, në krye të së cilës është emri i Gleison Bremer. Sipas TEAMtalk, Liverpool tashmë ka kontaktuar me Juventus për të nisur negociatat dhe për ta sjellë brazilianin në Premier League.

Lexo më tej: Holanda e skandalizuar nga arbitri kundër Anglisë: Van Dijk zbulon çfarë bëri Zwayer pas ndeshjes

Bardhezinjtë, të cilët kanë siguruar ish-qendërmbrojtësin e Toros me kontratë deri në vitin 2028, duket se janë përgjigjur duke kërkuar jo më pak se 70 milionë euro për ta lënë të largohet. Madje, vetë Bremer, gjatë Kupës së Amerikës së fundit, nuk shprehu fjalë tepër qetësuese për tifozët e Juventus...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI