Flash

Al-Khelaifi si presidentët e klubeve shqiptare: nuk i paguan Mbappé rrogën e prillit e bonusin që i takonte

Lapsi.al 29 May 2024
Al-Khelaifi si presidentët e klubeve shqiptare: nuk i paguan Mbappé

Vazhdon në mënyrën më të dhimbshme të mundshme ndarja mes Kylian Mbappé dhe PSG. Sipas L'Equipe, në fakt, avokatët e kampionit francez dhe ata të klubit të Nasser Al-Khelaifi janë duke punuar për një çështje delikate ekonomike. Presidenti i klubit francez nuk i ka paguar Mbappé pagën e muajit prill dhe as një bonus që i takonte muajit shkurt. Në total, sulmuesi i Les Bleus i kërkon ish-klubit të tij rreth 80 milionë euro detyrime të prapambetura. Një veprim që e dinë mirë futbollistët në Shqipëri, që shpesh mbeten pa i marrë muajt e fundit të kontratës, kur largohen nga klubi i tyre. Por ja që ky variant paska shkuar deri te emiri katariot.

Shifra nuk është e rastësishme, por korrespondon me "bonusin e besnikërisë" që Mbappé tha se ishte gati të hiqte dorë për t'u rikthyer në skuadër verën e kaluar, pas thyerjes që lidhej me dëshirën e tij për të mos rinovuar kontratën. Al-Khelaifi kishte vendosur që gjithsesi t'ia paguante ato para sulmuesit të tij dhe më pas t'i kërkonte Real Madrid si kompensim. Klubi i Florentino Perez, natyrisht, refuzoi, duke mohuar çdo përfshirje në çështjen e mos rinovimit dhe kështu presidenti i parisienëve ka vendosur t'i mbajë direkt nga lojtari.

Lexo më tejVideo intime e audio kompromentuese: Policia bastis shtëpinë e Al Khelaifi, i denoncuar për pengmarrje e torturë

Historia mes Mbappé dhe PSG tashmë ka përfunduar zyrtarisht. Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai tashmë ka shpallur lamtumirën e tij, me Real që e pret krahëhapur. Megjithatë, tensionet nuk tregojnë shenja uljeje.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI