Flash

Kuqezinjtë gati për 63' në Podgoricë: Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për ndeshjen e ndërprerë

Lapsi.al 29 May 2024
Kuqezinjtë gati për 63' në Podgoricë: Bushi publikon

Zgjedhje deri diku të kondicionuara për shkak të një ndeshje që duhet vazhduar me të njëjtët lojtarë që ishin në fushë. Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës. Ndeshja, e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike, do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27’.

Gjithashtu është arritur dakortësia që kuqezinjtë e rinj të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Lexo më tej: "Fetai si Modric". Alban Bushi paralajmëron Finlandën dhe Zvicrën: "Ndeshja e jetës, duam Europianin"

Përfaqësuesja Shpresa, në kualifikueset e Europianit, ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI