Flash

Andi Bushati: Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

"Dortmund i rrezikshëm, por dua Champions": Ancelotti shigjeton edhe Leao: "Do ta kisha rrahur përditë"

Lapsi.al 28 May 2024
"Dortmund i rrezikshëm, por dua Champions": Ancelotti shigjeton

Numërimi mbrapsht shqetëson dhe jo pak, pjesërisht sepse ka mësuar të masë emocionet dhe pjesërisht sepse Champions League është si shtëpi për të dhe nuk ka njeri që di t'i afrohet një finaleje si ai. Carlo Ancelotti është gati ta provojë sërish, të ngjitet në shkallën më të lartë të Europës me Real Madrid: "Historia jonë identifikohet me këtë kompeticion që nga krijimi i tij: në 10 vitet e para Reali e fitoi gjashtë herë...".

KUJDES NGA DORTMUND

E megjithatë, teknikun italian e di mirë se çfarë e pret në Wembley: "Nuk është e lehtë me Dortmund - thotë ai për Repubblica -. Ata janë të fortë, kalojnë nga mbrojtja në sulm në një çast. Eliminuan PSG në gjysmëfinale dhe Atletico në çerekfinale". Si për të thënë që asgjë nuk merret si e mirëqenë dhe gjithçka duhet pushtuar në fushë. Me recetën e zakonshme: “Qëndrimi i duhur dhe aftësia për të shijuar, të dish të gëzosh privilegjin e një pune që është edhe lojë”.

Madridi është e tashmja dhe e ardhmja e tij, si ka pohuar ai vetë: “Unë do të drejtoj për sa kohë të qëndroj te Real Madrid”. E sidoqofitë, Italia dhe Milan janë e kaluara e tij, një e kaluar që Ancelotti e shikon gjithmonë me vëmendje të madhe: “Italia, për sa i përket rezultateve, po kthehet në krye të kupave. Tre finalistë vitin e kaluar, me Inter një hap larg Champions dhe Fiorentina mund ta provojë edhe njëherë në Conference. Nuk shoh ndonjë kampion, përveç Donnarumma në portë. Po flas për një brez të ngjashëm me atë të Pirlo, Totti, Del Piero. Duhet akoma kohë. Mesatarja megjithatë është e mirë, grupi është (i referohet kombëtares së Spalletti), skuadra mund të bëjë mirë".

 LEAO, PËR TU RRAHUR...

Nga Real te Milan, sepse e kaluara nuk harrohet: "E ndjek skuadrën nga larg, me dashuri. Prej aty është rikthyer një Brahim Diaz i jashtëzakonshëm. Milani ka një talent të madh si Leao, që duhet rrahur ndonjëherë. Po të ishte me mua do ta rrihja çdo ditë".

Lexo më tejKroos tërhiqet nga futbolli, nuk rinovon me Real Madrid: ndeshja e fundit në karrierë do të jetë me Gjermaninë

Ancelotti sidoqoftë nuk para pëlqen të flasë për lojtarë që nuk i ka në dispozicion dhe ky argument vlen edhe për sulmuesin e ardhshëm Blancos Kylian Mbappé: "Unë flas për ata që i stërvis tani, të cilët janë shumë të fortë. Vinicius po përmirësohet çdo ditë, Bellingham e kuptoi menjëherë se çfarë do të thotë Real. Është një grup shumë i bashkuar, siç tregohet nga mënyra sesi ata reaguan ndaj dëmtimeve serioze të Courtois dhe Militao në pak ditë dhe shumë pengesave të tjera. Duhet asimiluar lamtumirën e një fenomeni të futbollit si Kroos".

WEMBLEY PO AFROHET...

"Brokoli, salmon, makarona. Një orë siesta nëse mundem. Në çdo rast, pasditen e ndeshjes zemra ime do të rrahë me 120, si gjithmonë. Por më pas në fushë ritmi kthehet në normalitet."

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI