TË FTUAR ME... KUFIZIME
Dita e madhe po vjen edhe për Paolo Dybala. Argjentinasi do të kurorëzojë bashkimin e tij me martesë me Oriana Sabatini më 20 korrik në Buenos Aires. Nëna e Orianës, Catherine Fulop, ka folur për ngjarjen e madhe, duke treguar për programin argjentinas “Corta por Lozano” dy kërkesat e çuditshme të çiftit për të gjithë të ftuarit. Fillimisht sidoqoftë ajo saktësoi se do të jenë 300 të ftuar, shumë lojtarë dhe se vera e zgjedhur do të jetë ajo e prodhuar nga Leandro Paredes. Lexo më tej: Oriana Sabatini rrëfen propozimin e Dybala për Verissimo: "Kujtova se po bënte shaka"DY KËRKESAT E PAZAKONTA
Kërkesa e parë për mysafirët është të mos sjellin celularët me vete pasi do të jetë rreptësisht e ndaluar. U saktësua se do të ketë fotografë të stacionuar kudo për të përjetësuar çdo moment të ngjarjes dhe gjithashtu për të shmangur rrjedhjet e lajmeve dhe fotove në bazë të marrëveshjeve ekskluzive. Kërkesa e dytë është që si dhuratë nuk duan video të të dyve si fëmijë që tregojnë historinë e tyre dhe foto e video me familjen. Me pak fjalë, rregulla strikte në shtëpinë Dybala.¡Terapia de Diván con Cathy Fulop! ? Reveló algunos detalles sobre el casamiento de su hija y todo lo que significa este momento para su familia ?
— Cortá por Lozano (@CortaPorLozano) May 23, 2024
Mirá #CortaPorLozano en https://t.co/8LcbcTOwEE ? pic.twitter.com/knH4ix0EgP