Flash

Andi Bushati: Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Chelsea, trajneri i ri është Maresca: ja shifrat e tratativës

Lapsi.al 27 May 2024
Chelsea, trajneri i ri është Maresca: ja shifrat e tratativës

Chelsea ka zgjedhur italianin Enzo Maresca si pasuesin e Mauricio Pochettino në pankinë. Trajneri italian, i rritur nën tutelën e Pep Guardiola dhe i freskët nga ngjitja në Premier League me Leicester, është profili i zgjedhur nga Blues për kursin e ri, pas një sërë kandidatësh të marrë në konsideratë nga klubi londinez. Përpara njoftimit zyrtar, Chelsea duhet të arrijë një marrëveshje me Leicester për të lënë trajnerin të largohet.

Shuma që do t'i paguhet Foxes është e pranishme dhe e qartë në kontratën e ish-juventinit Maresca: afërsisht 10 milionë euro për t'u paguar në arkën e Leicesterit për të zgjidhur kontratën. Blues, megjithatë, të fortë në dëshirën e trajnerit për të bërë hapin e madh drejt një ekipi të madh në Premier League, po përpiqen të ulin pagesën. Megjithatë, marrëveshja do të ndodhë, siç raporton Daily Mail.

Lexo më tejPochettino nuk është më trajneri i Chelsea: akord për zgjidhjen e kontratës

Maresca, i cili në krye të Chelsea duhet të përballet në Conference League me statusin e skuadrës favorite, hapin e parë e hodhi pas pranimit të planit të klubit për t'i besuar atij një ekip të ri dhe të talentuar, që duhet ta përmirësojë dha ta çojë drejt suksesit. Një kontratë dyvjeçare është gati me opsion rinovimi edhe për një sezon të mëtejshëm, megjithëse në detajet e fundit mund të diskutohet drejtpërdrejt edhe një kontratë trevjeçare.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI