Flash

204' me Lecce e asnjë me kombëtaren: kush është Medon Berisha, për të cilin Sylvinho la në shtëpi Baren

Lapsi.al 28 May 2024
204' me Lecce e asnjë me kombëtaren: kush është Medon

Ndryshime lojtarësh kanë ndodhur e do të ndodhin gjithnjë, por vështirë se gjen një trajner të marrë në finalet e një turneu madhor një lojtar pa prezenca me ekipin e tij, të ri dhe pa e provuar kurrë më parë në kombëtare. Medon Berisha ishte surpriza e madhe e listës së teknikut Sylvinho, me lojtarin që kapërceu hierarkitë nga kapiteni i përfaqësueses U21 në Europian, pa bërë ende debutimin me ekipin e parë. E në shtëpi, mbeti Keidi Bare që do ta shohë Europianin nga divani.

KUSH ËSHTË MEDON BERISHA?

Një zgjedhje sa e guximshme e Sylvinhos aq dhe e diskutueshme, duke qenë se po flasim për një djalosh të ri të talentuar por pa eksperiencën e duhur të një vitrine të tillë. 20 vjeçari në fakt ka bërë vetëm 11 prezenca me kuqezinjtë e rinj, me të cilët debutoi në 23 shtator 2022, kohë nga e cila ka shënuar edhe 3 gola kundër Bullgarisë, Rumanisë dhe Malit të Zi. Pasi kishte luajtur me U19 dhe U20 të Shqipërisë, Berisha bëri dy ndeshje me Kosovën U21, përpara se të ndryshonte sërisht mendje, duke zgjedhur të përfaqësojë kuqezinjtë.

Dy vjet më parë, në moshën 18 vjecare, ai kaloi nga moshat në ekipin e parë të Lecce, edhe pse edhe në këtë pikë statistikat nuk i japin shumë dorë, me vetëm 6 ndeshje të luajtura në kampionat e një në Kupën e Italisë për 204’ minuta në total. Sipas asaj që bëri të ditur Sylvinho, lojtari është nën fokusin e stafit të tij prej një viti, por megjithë interesin që ka patur tekniku, ai nuk ka asnjë thirrje nga braziliani, që gjithësesi vendosi ta marrë me vete në Europian, me shpresën se Berisha do të jetë një surprizë në kompeticion, ashtu si ishte në listë.

NUMRAT E BARES

Se çfarë ndikoi në zgjedhjen e teknikut brazilian, vështirë të mësohet, të paktën zyrtarisht, por vështirë se janë aspekte tekniko-taktike. Keidi Bare, që i rikthyer pas dëmtimit të rëndë ka arritur të luajë 34 ndeshje me Espanyol, duke dhënë 3 asist. Fieraku ka bërë 46% të ndeshjeve si titullar, 50% të totalit të minutave, me vetëm 5% pjesëmarrje në gol. Sidoqoftë, në këmbë Bare ka marrë 2032’ që mund të ishin të rëndësishme, ashtu si ishin për katalanasit e Espanyol, të katërtët një javë nga fundi në zonën e playoff. Statistika krejt të kundërta të atij që do të shkojë në vend të tij në Europian.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI