Probleme të mëdha rishfaqen për Albert Gudmundsson. Sulmuesi i Genoa do të kthehet në gjyq për një rast të dyshuar të dhunës seksuale. Një çështje e mbyllur fillimisht dy muaj më parë, por tani e rihapur pas apelit të paraqitur nga gruaja që e akuzon futbollistin. Faktet datojnë që në verën e kaluar, në gusht 2023, kur futbollisti u denoncua nga një vajzë që e takoi në një klub në Reykjavik. Gudmundsson do të paraqitet në gjykatë në Reykjavik vjeshtën e ardhshme.
Gudmundsson, i cili gjithmonë ka deklaruar pafajësinë e tij, rrezikon shumë. Neni 194 i Kodit Penal të Përgjithshëm Islandez në lidhje me krimet seksuale thotë se "kushdo që kryen marrëdhënie ose ka marrëdhënie të tjera seksuale me një person pa pëlqimin e tij është fajtor për përdhunim dhe dënohet me burgim nga minimumi 1 vit, deri në maksimum 16 vjet”.
Rasti kishte krijuar një sensacion të tillë saqë presidenti i Federatës së Futbollit e kishte pezulluar Gudmundsson nga ndeshjet me kombëtaren pasi sipas rregullave të federatës kushdo që është nën hetim nuk mund të stërvitet apo të marrë pjesë në ndeshje me pjesën tjetër të ekipit. Pasi akuzat u hodhën poshtë, futbollisti u rikthye rregullisht për të veshur fanellën e Islandës në play-off për Euro 2024. Tani kjo pikë kthese rrezikon t'i kushtojë atij jo vetëm kombëtaren, por edhe karrierën.
Lexo më tej: Gudmundsson pezullohet nga kombëtarja islandeze: akuzohet për ngacmim sek.sual
Ndërkohë, për këtë çështje, ka ndërhyrë avokati i lojtarit, Vilhjalmur H. Vilhjalmsson. "Albert Gudmundsson është i pafajshëm - shpjegoi avokati -. Asgjë e re nuk ka ndodhur, e gjithë kjo është pjesë e procesit procedural që ne tashmë e dimë. Ne ruajmë besimin e plotë te drejtësia".