Flash

I përjshtuar nga Europiani, Cikalleshi i jep lamtumirën kombëtares: “Nuk e zgjedhim vetë mënyrën”

Lapsi.al 28 May 2024
I përjshtuar nga Europiani, Cikalleshi i jep lamtumirën
Përzgjedhjet e lojtarëve janë gjithnjë të destinuara të krijojnë debate, sidomos kur bëhet fjalë për një Europian, e aq më tepër kur e luan vetëm për herë të dytë në histori dhe lojtarët e kanë një ëndërr. Në këtë pikë zhgënjimi ishte i madh për sulmuesin Sokol Cikalleshi. Protagonist me kombëtaren, titullar i padiskutueshëm në kualifikueset që çuan kuqezinjtë në Gjermani, por që Europianin do të shohë në TV. Këtë Cikalleshi nuk e pranoi dot, nuk e priste me shumë mundësi. E tërheqja e menjëhershme nga kombëtarja është dëshmi e pakundërshtueshme.

REAGIMI I CIKALLESHIT

“Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën. Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt dhe besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua. Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze,”- ka shkruar sulmuesi Sokol Cikalleshi në Instagram.

SHIFRAT E SEZONIT

Nuk kishte si ndodhte ndryshe. 33 vjeç tashmë, nuk do të kishte një shans tjetër për sulmuesin. Ëndërra e tij ishte të luante një Europian tjetër dhe ta mbyllte aventurën e tij me krenari. Një mundësi që nuk iu dha për shumë arsye, por asnjë që lidhet me aspektet sportive. Sokol Cikalleshi ishte titullari i kualifikueseve e një që portën ka treguar se e njeh mirë, duke marrë në karrierë 3 herë titullin e golashënuesit më të mirë. Me Konyaspor, skuadër që e udhëhoqi drejt shpëtimit me 41 pikë në vendin e 16, Cika ka koleksionuar 33 prezenca, të markuara me 12 gola e 5 asist. Në Superlig, qendërsulmuesi 33 vjecar ka bërë 79% të ndeshjeve si titullar, ka luajtur 69 % të minutave nga totali, me 43% pjesëmarrje në gol. Arsyet e lënies jashtë i di më mirë Sylvinho, por statistikat vlejnë për të kuptuar më mirë se cilin nuk ka thërritur në skuadër braziliani.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI