Flash

PSG, Kvaratskhelia për të zëvendësuar Mbappe: "Oferta është, tani gjithçka varet nga AdL"

Lapsi.al 28 May 2024
PSG, Kvaratskhelia për të zëvendësuar Mbappe: "Oferta

E ardhmja e Khvicha Kvaratskhelia në Napoli është ende për t'u vendosur. Në pritje të sigurisë se kush do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm dhe indikacionet e tij në lidhje me lëvizjet e ardhshme në merkato, menaxheri i gjeorgjianit ka dalë hapur, duke zbuluar vëmendjen konkrete të një klubi të rëndësishëm për klientin e tij. “Interesi i një klubi nga Arabia Saudite për Kvaratskhelia nuk është i vërtetë – deklaroi Mamuka Jugeli për edicionin gjeorgjian të La Gazzetta dello Sport –. Në vend të kësaj ka interes dhe një ofertë nga PSG, gjithçka varet nga vendimi i Napolit dhe presidentit të saj”.

Fjalë që nuk kaluan aspak pa u vënë re në Castelvolturno, veçanërisht në një moment kaq delikat si ky me Manna që po përballet me detajet e fundit të negociatave për të bindur Antonio Conte të pranojë sfidën italiane. Tratativë që nuk mund të mos marrë në konsideratë skuadrën me të cilën do të duhet të punojë ish-trajneri i kombëtares, e kështu edhe mundësinë e largimit të mundshëm të Kvaratskhelia, përvec asaj të Osimhen. Dy shitje shumë të rëndësishme, të cilat do të zbraznin repartin e sulmit dhe do ta detyronin klubin të kërkonte përforcime të reja të nivelit të lartë në merkato.

Lexo më tej: I ati zbuloi ëndrrën Real Madrid, Kvaratskhelia driblon: "Ishte pasioni im, por jam i lumtur te Napoli"

I lindur në vitin 2001, anësori ofensiv gjeorgjian aktualisht është i lidhur me Napolin me një kontratë të gjatë deri në vitin 2027. Por lëvizja e PSG mund të ndryshojë shpejt situatën dhe kartat në tavolinë. Shumë, nëse jo gjithçka, do të varet nga shifra e ofertës parisiene (flitet për rreth 100 milionë euro) dhe nga gatishmëria e De Laurentiis për të privuar veten nga një tjetër prej xhevahirëve të tij pas një sezoni shumë zhgënjyes.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI