Flash

Nuk ka shkuar ende te Real, Mbappé projekton lëvizjen e ardhmshe: "Nëse shkoj në Itali, do jetë për Milan"

Lapsi.al 29 May 2024
Nuk ka shkuar ende te Real, Mbappé projekton lëvizjen e ardhmshe:
Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milan, ende pa u bashkuar me klubin e tij të ri, Real Madrid. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serie A: "Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë – ishin fjalët e tij me rastin e European Global Soccer Awards –. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj te Milan”. "Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milan dhe gjithmonë kam ndjekur Serie A, çdo ndeshje të Milan - shpjegoi për Sky tashmë ish-lojtari i PSG, që do të veshë fanellën e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm -. E gjithë familja ime është tifoz e madhe e Milan!”. Lexo më tejFOTO/ Mbappé blen shtëpi në Madrid: çmimi i ekzagjeruar e fqinji i i tij është një ikonë e Hollywood Në fund, një falenderim për PSG, klub nga i cili largohet në pritje të zyrtarizimit te Real Madrid: "Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike. Kam kaluar shtatë vjet në këtë klub, ka trofe dhe gola, por në fund të fundit, kanë më shumë rëndësi marrëdhëniet që krijohen me njerëzit", e mbylli Mbappé.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI