Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

"Autobusi i hapur i mohuar, aeroporti i shkretë e darka e patretur". Prapaskena e një titulli "të papëlqyer"

Lapsi.al 4 May 2024
"Autobusi i hapur i mohuar, aeroporti i shkretë e darka e

A mundet që titulli kampion të shkatërrojë një ekip? Një fitore prestigjioze duhet të sjellë eufori dhe stimuj të rinj në një klub dhe t'u japë jetë të re lojtarëve për të përsëritur suksesin, ose të paktën të mbrojnë më së miri atë që kanë arritur një vit më parë. Por ndonjëherë shumë eufori dhe pritje mund të prodhojnë efekte të kundërta, veçanërisht kur klubi nuk është mësuar të fitojë me një frekuencë të caktuar. E shpesh ka ndodhur të shohësh kampionët e Italisë të rrëzohen në sezonin pasardhës. E tani, zbulohet një histori e bujshme në lidhje me kampionët në dalje të Italisë, Napoli.

DE LAURENTIIS DËNOI EKIPIN, PAVARËSISHT TITULLIT

Një histori e bujshme është zbuluar nga Repubblica në funksion të filmit që tregon historinë e Napolit dhe atij titulli kampion të shumëpritur, por që shkatërroi gjithcka. Një vit më vonë, gazeta zbulon se si De Laurentiis donte të ndëshkonte skuadrën me dy lëvizje, për shkak se nuk fitoi matematikisht titullin në ndeshjen kundër Salernitana, e cila përfundoi 1-1. Goli i Dia, 7 minuta nga fundi, prishi festën që tashmë pronari kishte organizuar. Ja çfarë bëri De Laurentiis dhe si skuadra nuk i treti kurrë ato dy fyerje.

Lexo më tej: Video/ Inter, nis festa e titullit! Fishekzjarre, karuselë nëpër rrugë, shpërthen Piazza Duomo

ASNJË AUTOBUS I HAPUR E AEROPORTI DYTËSOR

Ai 30 prill, me festën e humbur, nisi fërkimet mes presidentit, ekipit dhe trajnerit. Sipas Repubblica, ADL kishte organizuar tashmë shfaqjen duke mbledhur shumë artistë dhe këngëtarë si dhe një katering të programuar për një darkë për 350 persona. Goli i Dia i prishi planet dhe ai nuk e ndoqi skuadrën në Udine ku u fitua titulli kampion. ADL i ndëshkoi lojtarët duke i detyruar ata të zbarkojnë në kthimin e tyre në aeroportin më të vogël të Grazzanise, në vend të atij të Capodichino dhe për këtë arsye asnjë turmë tifozësh nuk i priti lojtarët për të festuar me ta. Ai gjithashtu ndaloi paradën me autobusin e hapur nëpër rrugët e qytetit. Napoli u kufizua vetëm në një festë në Maradona paralelisht me festimet në Udine. Fillimi i fundit për makinën perfekte të Napolit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI