Flash

Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e parrulla injoruese për anësorin e Milan

Lapsi.al 29 April 2024
Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e
Talljet e futbollistëve të Inter ndaj kushërinjve të Milan vazhdojnë, madje duke e tepruar. Këtë herë është lojtari holandez Denzel Dumfries që ka nxitur turmën. Viktimë e talljes së shëmtuar ka qenë anësori francez i kuqezinjve Theo Hernandez. Mes të dyve nuk ka një raport të mira e as ka patur ndonjëherë, siç e dëshmoi edhe përplasja e ndodhur në derbin e fundit që rezultoi me përjashtimin e të dyve nga fusha. E kështu, Dumfries, gjatë festës së kampionatit, të organizuar në rrugët e Milanos, ngriti një banderolë që mbante një vizatim të një qeni me kokën e Hernandez, që e mban me zinxhir. E qartë se gjesti do të shkaktojë polemika të forta. Nuk është se ka bërë më pak në këtë kënvështrim edhe Lautaro Martinez, i cili i nxitur nga turma, së bashku me mbështetësit e shumtë, këndoi një refren me përmbajtje shumë të qartë: "Kush nuk kërcen bashkë me ne çfarë është, është një milanist, copë m*ti". Lexo më tej"Kush nuk kërcen është bardhezi": Cuadrado tërbon ish-tifozët, duke u hakmarrë me ish-klubin Ofensiv ndaj kushërinjve të qytetit edhe Davide Frattesi, që pas trofeut të parë në sezonin e parë me zikaltrit: "Milanist llafazan" është banderola e shfaqur nga lojtari zikaltër. frattesi

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI