Flash

Plasin polemikat te Bayern, debat i ashpër mes Tuchel e presidentit Hoeness: "Jam fyer rëndë"

Lapsi.al 28 April 2024
Plasin polemikat te Bayern, debat i ashpër mes Tuchel e presidentit
Bayern Munich nuk po kalon sezonin më të mirë dhe gjakrat janë të nxehtë. Debati mes presidentit bavarez Hoeness dhe trajnerit Tuchel është shembulli më i mirë.

DEBATI MES HOENESS E TUCHEL

Bayern Munich nuk e fitoi kampionatin për herë të parë që nga viti 2011-12 dhe atmosfera në Bavari nuk është ajo më e mira. I vetmi objektiv i mbetur për skuadrën e Tuchel është Champions League ku ata do të sfidojnë Real Madrid në gjysmëfinale. Por sido që të ndodhë, fati i trajnerit është vendosur prej kohësh. Në fund të sezonit ai do të thotë lamtumirë, pavarësisht mbledhjes së firmave nga tifozët. Pavarësisht kësaj, vazhdojnë të forta mosmarrëveshjet brenda shoqërisë. E fundit ishte mes presidentit Hoeness dhe trajnerit. Presidenti i Bayern kishte thënë: "Unë nuk fajësoj Tuchel, shkoj shumë mirë me të. Por ai ka një vizion tjetër. Nuk mendon se mund të përmirësojë një Davies, një Pavlovic, një Musiala". Përgjigja e trajnerit, e sjellë nga Fabrizio Romano, ishte: "Është një fjalim kaq larg realitetit, sa nuk do të kisha reaguar nëse nuk do të ishin fjalë të thëna nga Hoeness. Fakti që ato vijnë nga një nga figurat tona më të mira para Real Madrid i jep një shije tjetër çështjes. Më ofendon thellësisht si trajner”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI